Home      My Books      Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare      Kafe Shkodra e Nju Jorkut      Children of Kosova      Fundjave ne Hillsajd      Zëra Nga Larg      POEZI      Udhëtim në Historinë Amerikane      Journey Into American History (impressions)      Takim me të papriturën      Yesterday I Cut My Hair      Ura mbi oqean      Magjia e një zëri      Ka gjithmonë diku - Përshtypje      Disa tregime nga autorja      Vjehërr amerikane      Intervista      Përkthime      Yjet nuk janë të kuq      Photographs      BOTA ME NJE SY  

 

 

Official Website of author

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Intervista

 

 

Intervistė dhėnė gazetares Vera Pelaj te RTK, 2009

Albana Mëlyshi (Lifschin) - shkrimtarja që hedh ura lidhjeje në mes bashkëatdhetarëve dhe Amerikës

Albana Mëlyshi (Lifschin) - shkrimtarja që hedh ura lidhjeje në mes bashkëatdhetarëve dhe Amerikës

Vera Pelaj: Zonja Albana, keni punuar në RTSH, në kohën kur censura ishte e pashmangshme. Çka kujtoni më shumë kur ktheheni në retrospektivë?

Albana Mëlyshi (Lifschin): Kohën, kur kam punuar në TVSH, e kujtoj me kënaqësi si kushdo që e dashuron profesionin e vet, por edhe si një periudhë tensioni edhe stresi të vazhdueshëm. Stresi ishte i lidhur jo vetëm me procesin e dorëzimit në kohë të programeve për transmetim, por më shumë me censurën dhe vetcensurën.Gjatë punimit të një emisioni televiziv, ne, krijuesit, i njihnim mirë kornizat brenda të cilave nuk mund të lëviznin as edhe një milimetër. Emocionet e redaktorit nuk gëzonin asnjë ndjenjë lirie. Nëse do të shtonim një paragraf në tekst për kënaqësinë tonë, ishim 100 për qind të sigurtë, që do të na e hiqnin gjatë kontrollit, para transmetimit. Censura kalonte deri në ekstrem. Një herë më thirri Drejtori i Përgjithshëm i RTSH për të më kërkuar llogari, se pse në një koncert fëmijësh në Durrës, kishim nxjerrë fëmijë “pa dhëmbë" “Sikur të jenë pleq!”-tha ai. Guxova t'i kujtoja që është mosha e ndërrimit të dhëmbëve. Një herë tjetër, po i njejti drejtor më thirri duke më tërhequr vërejtjen që regjisorja e redaksisë sonë nuk kishte nxjerrë në ekran mbesën e kryeministrit (Mehmet Shehut).
"I ka mend në vend kjo regjisorja juaj? Shkon në kopshtin e fëmijëve ku është mbesa e kryeministrit, e nuk e nxjerr në ekran? Niseni menjëherë me shërbim të bëjë emision tjetër!”
E vërteta ishte që mbesa e kryeministrit atë ditë nuk kishte vajtur fare në kopësht atë ditë, e kur kishte parë në mbrëmje koncertin e shokëve të saj, kishte zënë të qante, se pse ajo nuk qe në ekran bashkë me shoqet. Natyrisht, nipërit e mbesat janë të ëmbël për gjyshërit, por bubullima e gjyshit të saj shkundi televizionin. Për një kohë kam përgatitur e drejtuar në ekran emisionet për të rinj. Ndodhi që ndonëse isha e sëmurë dhe isha këshilluar nga mjekët për t’u shtruar në spital për operacion, nuk mundesha kurrsesi pa përgatitur së paku programe rezervë për tre javë rresht. Dhe kur programet e mia ishin në transmetim çdo të premte njera pas tjetrës, askush veç familjes dhe të afërmëve, nuk e dinte që unë, redaktorja, që spektatorët e shihnin të gjallë në ekran, luftonte në spital në mes jetës dhe vdekjes.

Vera Pelaj: Pavarësisht nga censura, ju kishit një vend pune të mirë. Pse e latë Shqipërinë dhe shkuat në Amerikë?

Albana Mëlyshi (Lifschin): Nuk e lashë Shqipërinë, në 1992, kur bleva biletën për Nju Jork, e nuk e kam lënë as sot në 2009, 17 vjet më pas. Siç e theksuat dhe ju, unë kisha një punë shumë të mirë në atdhe. Punoja për Televizionin e Tiranës, kisha gjithë familjen dhe rrethin shoqëror që më donte e respektonte atje. Madje, atë kohë sapo kisha mbaruar një cikël të rëndësishëm televiziv për periudhën e tranzicionit në Shqipëri. Atë vit, në 1992, unë e mora avionin për në Amerikë në rrethana të jashtëzakonshme familjare dhe aspak me mendimin për të ndenjur përgjithnjë atje. U nisa për t’i qëndruar pranë gjyshit tim, Nikoll Mëlyshit, në ditët e tij të fundit. Ai po mbyllte sytë larg familjes, mungesën e të cilës e kishte vuajtur për 45 vjet rresht. Isha e vetmja “përfaqësuese” nga Shqipëria. Ndoshta është vendi këtu të bëj një prezantim më të gjatë, që ju ta kuptoni se ç’ishte për mua dhe familjen time ai udhëtim.Unë jam e mbesa e Pal Mëlyshit “Heroi i Popullit” dhe e Nikoll Mëlyshit (babai i Palit) nacionalist dhe antikomunist i betuar. Im gjysh shkoi në luftë për të luftuar okupatorin, por duke vënë një kusht: “Dorën grusht, nuk e bëj dhe yllin e kuq në kapelë nuk e mbaj, sepse ato s’janë shenja shqiptare”. Vinte nga një familje bajraktare e nderuar e Mirditës. Kur u kthye nga lufta për çlirimin e vendit, u ndesh me një zhgënjim të paimagjinueshëm. E gjeti shtëpinë e tij (kullën) të djegur nga shokët partizanë, si edhe të gjithë familjen të internuar. Sado e pabesueshme të tingellojë kjo, është plotësisht e vërtetë. Tek vështronte harkun e mermertë të derës, me emrin e të atit “Gjon Melyshi-bajraktar”, e asnjë këmbë njeriu, ai ndjeu tradhëtinë e madhe që i ishte bërë. Në këto rrethana, u detyrua të arratisej, e ta linte atdheun e vet, për lirinë e të cilit luftoi, e ndoshta do të kishte rënë dëshmor.
Nga ajo ditë duhej të kalonin 45 vjet rresht, me kujtimin e familjes së tij si relike të shtrenjtë në shpirt.. Asnjë komunikim nuk iu lejua me familjen nga qeveria e Tiranës, edhe pse ishte baba heroi. Por qe antikomunist dhe kishte shkruar libra kundër qeverisë së Tiranës, ku numëronte fakte të vrasjes e eliminimit pa gjyq të shumë kundërshtarëve të saj nga krahinat e veriut, veçanërisht Mirditës, përfshirë këtu edhe 8 pjestarë nga familja e tij. Gjyshi kishte shtetësinë amerikane, por kokën e zemrën e kishte në Shqipëri. Ka banuar në Nju Jork, dhe ka qenë anëtar i vjetër i organizatës panshqiptare “Vatra”. Mjaft nga miqtë që e kanë njohur, janë ende gjallë. Pas 45 vjetësh, në 1989, i ndarë nga familja në atdhe, na dërgoi një telegram ku thuhej:
“Mbusha 90 vjeç, a mund të vij të vdes në vendin tim? Baba.”
Familja i kërkoi leje Qeverisë, që ta pranonte babanë në atdhe. Mirëpo, përgjigja erdhi negative. Ai burrë i vjetër, kërkonte një copë varr në vendin ku kishte lindur, por edhe kjo iu mohua nga qeveria e Ramiz Alisë. Në fund të vitit, pa i marre leje askujt dhe i vendosur për të parë familjen e tij pas 45 vjet ndarjeje, mbërrin në aeroportin e Tiranës, Qe tronditje e madhe emocionale për familjen, ndërsa për Qeverinë duket qe tërmet, se na solli Sigurimin në shtëpi për t’i dhënë urdhër plakut 90 vjeçar, babait të heroit, të kthehej menjëherë nga kishte ardhur, si person “non grata”. Im gjysh u kthye në Nju Jork, i detyruar për herë të dytë të linte atdheun.
Atë kohë unë punoja për televizionin shtetëror. Qe hear e parë që pashë me sytë e mi fytyrën mizore të diktaturës. Pas kësaj që ndodhi, im gjysh u sëmur me kancer në pankreas. Ndërkohë, Shqipëria u hap me botën dhe u vendosën marrëdhënie diplomatike me SHBA. Intervistova konsullën e parë amerikane në Tiranë, Barbara Cummings, lidhur me kriteret e dhënies së vizave, qytetarëve shqiptarë. Unë vetë isha nga të parat që mora vizë dhe erdha në Amerikë. Erdha , siç thashë më lart, për t’i qëndruar pranë gjyshit tim, në ditët e fundit të jetës së tij. I detyrohesha, në emër të familjes. Mbi këtë ngjarje kam shkruar tregimin “Shamia e zezë”, tregim i cili mori vlerësime maksimale nga kolegë dhe lexues. Shumë më sugjeruan ta shtrija në përmasat e një romani. Këtë tregim e kam përfshirë edhe në librin tim të fundit “Magjia e një zëri”.

Vera Pelaj: Pas vdekjes së gjyshit tuaj, ju qëndruat në Amerikë. Si arritët të integroheni në shoqërinë amerikane?

Albana Mëlyshi (Lifschin) Kur mendova se mund të qëndroja në Amerikë për një kohë të gjatë, i thashë vetes që duhet t’i kthehem edhe një herë shkollës. Intelektuali në dhe të huaj, ka nevojë të kompensojë jetën shpirtërore, pa atë ai vdes. Mora një diplomë për biznes, këtë e bëra duke menduar se do të më shërbente po qe se do të kthehesha në Tiranë, (megjithëse e kam ditur se unë kurrë s’kisha për t’u bërë një biznesmene e mirë) dhe të dytën për Paralegal nga Universiteti i Nju Jorkut. Në Tiranë më pat mbetur merak që krahas gazetarisë nuk mbarova edhe fakultetin juridik. Kështu, aktualisht punoj në një zyrë avokatie që merret me problemet e emigracionit, të rregullimit të statusit të emigrantëve të rinj, pra në një fushë njerëzore, zgjedhja ime më e preferuar. Njohja me ta dhe me studentët e mi emigrantë, pasi edhe jap mësim në Institutin Globe, Manhattan, më ka frymëzuar në punën time krijuese.

Vera Pelaj: Keni 17 vjet që jetoni në Nju Jork dhe përsëri vazhdoni të keni në fokus të krijimtarisë tuaj temën e emigrimit. Pse?

Albana Mëlyshi (Lifschin) Në Amerikë përditë vazhdojnë të vijnë emigrantë të rinj. Të gjithë kalojnë në rrugën e vështirë të njohjes dhe përshtatjes me realitetin amerikan, ndërtojnë ëndrrat e përcaktojnë objektivat që duan të arrijnë për veten dhe fëmijët e tyre. Në këtë rrugë të gjatë e të vështirë, në mënyrë të ngadaltë, por të natyrshme, përqafojnë edhe identitetin e tyre të ri, atë amerikan, e megjithatë dashuria e malli për vendlindjen mbetet i madh. Është një ndjenjë e thellë e paspjegueshme. Me trup në Amerikë e me mendje e zemër në Shqipëri. Kështu ka ndodhur gjithnjë me gjeneratën e parë të emigrantëve. Ka një shprehje të trashëguar që thotë se emigrantët e parë "trupin e kanë në Amerikë dhe qafa u zgjatet mbi Atlantik". Eshtë një temë që nuk duket se ka të shteruar. Në të kundërtën ende lexohet me interes.

Vera Pelaj: Duket se libri më tipik i juaji në këtë drejtim, është ‘URA MBI OQEAN”. Menjëherë të shkon mendja se kjo është urë e hedhur midis Shqipërisë dhe Amerikës. Çfarë të veçante ka ky libër në krahasim me tre librat që keni botuar më parë dhe përse ky libër u promovua nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë?

Albana Mëlyshi (Lifschin) E veçanta është se që në konceptim unë i vura vetes qëllim që ky libër t’u përkushtohej emigrantëve të rinj që vijnë në Amerikë. Është për ata që bëjnë gati valixhet, por edhe për ata emigrantë që porsa kanë ardhur në këtë botë të madhe dhe e ndjejnë veten të humbur, po nuk u ndihmuan. Dikush e quajti “guidë” për emigrantët, se nëpërmjet tregimeve të librit, veç të shijuarit estetik, ai gjen edhe një informacion të bollshëm, realist, për jetën amerikane, sheh rrugën nëpër të cilën do të kalojë dhe mëson si të orientohet në këtë botë të madhe. Nëse promovimin e tij e organizoi Instituti i Diasporës në Ministrinë e Jashtme, mendoj se ka qënë pikërisht kjo arsyeja. Instituti i Diasporës e bëri si aktivitet të vetin. Më ftuan në promovim bashkë me bashkëshortin tim. Z Flamur Gashi, Drejtor i Institutit të Diasporës, i cili drejtoi këtë aktivitet e vlerësoi librin, si një shërbim të mirë për emigrantët shqiptarë të Amerikës.

Vera Pelaj: Në muajin maj, unë isha e pranishme në promovimin e vëllimit tuaj me tregime “Magjia e një zëri”. Promovimi ishte organizuar nga Universiteti UFO, Departamenti i Shkencave të Komunikimit, pra Dega e Gazetarisë, studente e të cilës keni qenë para disa dekadash. Është kënaqësi kur librat tuaj i promovojnë institucione të rëndësishme në atdhe?

Albana Mëlyshi (Lifschin): Është kënaqësi, por edhe nder e përgjegjësi sepse është vlerësim
Kur Prof. Boriçi, Shef i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, bashkë me mesazhin e urimit për Vitin e Ri 2009, më ftoi që ta promovonim librin tim në universitet, në Tiranë, u emocionova shumë... M’u kthyen kujtimet e viteve të shkuara, kur kam qenë studente e gazetarisë.

Vera Pelaj: Çfarë ka të veçantë ky libër, krahasuar me të tjerët?

Albana Mëlyshi (Lifschin) :Dallon, së pari, do të thosha në tematikë. Në këtë libër kam synuar të hyj thellë në jetën amerikane. Mjaft tregime janë të frymëzuara nga jeta e amerikanëve të lindur, jo e emigrantëve.

Vera Pelaj: Këtu mendoj se për njohjen më të thellë të jetës amerikane dhe skalitjen e personazheve amerikane, u ka ndihmuar martesa me një amerikan

Albana Mëlyshi: E vërtetë. Më ka hapur një dritare të madhe njohje, shumë e rëndësishme për krijimtarinë time.

Vera Pelaj: Krijimtaria juaj është vlerësuar shumë nga profesionistë të fushës se letrave dhe shquheni si shkrimtare që bazohet në jetën reale. Mendon se suksesin tuaj në letërsi e keni arritur pikërisht për këtë?

Albana Mëlyshi (Lifschin)i: Realizmi është zemra e krijimtarisë sime. Pa të, nuk do të isha unë. Jam adhuruese e Heminguejt dhe Çehovit, dy nga prozatorët e mi më të preferuar. Materialin e gjallë ata e merrnin nga jeta, madje edhe nga vetë jeta e tyre. Kjo, mendoj, i bëri të pavdekshëm. Heminguej ka thënë se për një shkrimtar është vitale të vëzhgojë dhe të hedhë në letër vëzhgimet e tij, saktësisht. Ai ndjente që materiali i shkrimtarit duhet të vijë nga përvoja personale, përndryshe nuk do të qe bindës. Duke e zbatuar këtë në praktikë, nobelisti gjithnjë merrte me vete një makinë shkrimi portable, kudo që shkonte. Çehovi, nga ana tjetër, me tregimet e tij, krijoi mërira tek miqtë më të afërt. Nëse “njeh” jetën e rrethin e të njohurve të Çehovit, disa nga ata i gjen në tregimet e novelat e tij.

Vera Pelaj: Përpos disa librave të tjerë, keni shkruar edhe librin “Udhëtim në Historinë Amerikane”, botuar në 2003, madje e keni ribotuar. Është libri i parë për historinë e Amerikës në gjuhën shqipe. Si ju erdhi idea për këtë libër?

Albana Mëlyshi (Lifschin): Synimi im, fillimisht, nuk ishte që të shkruaja një libër të atyre përmasave. Kjo ide u zhvillua më vonë. Ato kohë unë isha shumë e dhënë pas studimit të historisë së Amerikës, mund të thuash se kisha rënë në dashuri me të. Kaloja orë të tëra në bibliotekë. Ne kemi menduar se dinim për historinë e Amerikës, por jo. Duke lexuar libra të ndryshëm e të shumëllojshëm, gjeta mjaft gjëra interesante që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë. Nuk di pse, por kur lexoj apo mësoj një gjë të bukur , kam dëshirë ta ndaj edhe me të tjerët. Kështu disa episode interesante, ia bëra të njohur publikut të diasporës nëpërmjet gazetës “Iliria”. Kolegët më sugjeruan, që këto episode t'i mblidhja në një libër të veçantë. Kisha filluar ta mendoja këtë, por në një këndvështrim më të gjerë. Vendosa t’i hyj punës serioze të shkrimit të një libri për historinë e Amerikës, por jo si tekst akademik, shkollor.. Doja të jepja një histori të gjallë, që të lexohej me kënaqësinë që të jep një rrëfim apo tregim. Doja të shkruaja një libër për të gjitha moshat dhe nivelet. Për ketë kam studiuar 62 libra, historike, shoqërore, biografike e letrare. U ndjeva shumë mirë kur Z .Dritëro Agolli, në vizitën që i bëra këtë verë,së bashku me Faslli Halitin, më tha: “Librin tuaj e kam në bibliotekë dhe e marr e shoh si nje libër enciklopedik pasi ka shumë information”.

Vera Pelaj: Le të kthehemi në një moment historik, dhjetë vjet më parë, në verën e vitit 1999, në bazën ushtarake të Fort Diksit, ku qeveria amerikane kishte strehuar rreth pesë mijë refugjatë nga Kosova. Ju keni punuar aty, cila është përvoja juaj?

Albana Mëlyshi (Lifschin): Unë bëja punën e gazetares së radios dhe përkthyeses njëkohësisht. Merresha me përgatitjen dhe transmetimin e një programi të përditshëm, prej ore 6PM-deri në 9 PM për popullsinë kosovare, refugjate. Më kujtohet që atyre nuk u pëlqente ky emër (refugjat) dhe ne ishim porositur që të ishim të kujdesshëm në mënyrën se si u adresoheshim të lënduarve nga lufta. Ata mblidheshin në fushë pranë qendrës së zërit dhe dëgjonin lajmet, të cilat shpërndaheshin në tërë kampin nëpërmjet dy altoparlantëve të mëdhenj. Ishin të etur të dinin se ç’po ndodhte në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e gjithë Ballkanin. Shumë njerëz nuk dinin se ku i kishin anëtarët e familjes. Më kujtohet si tani, kur po jepja lajmin që kisha ortodokse serbe kërkonte dorëheqjen e Millosheviçit, një thirrje e madhe gëzimi tundi dritaret e studios së transmetimit. Përveç emisionit të lajmeve që jepja, organizova edhe një program për të vegjëlit të cilët e mbushën me recitimet e tyre patriotike. U miqësova shumë me ta. Ata më rrëfyen historitë e përzënies nga shtëpitë e tyre nën bajonetat serbe, ashtu siç dijnë të tregojnë fëmijët. Ishin ngjarje të dhimbshme. Më kujtohet historia e një vogëlusheje, Ekzona Shaqirit, atëhere 9 vjeçe, e cila më tregonte se ndërsa ecnin për orë të tëra të lodhur e të uritur kishin parë copa buke të përgjakura në rrugë si edhe një vesh të prerë. Vendosa që këto dëshmi fëminore, t'i përmblidhja në një libër dokumentar. Kështu lindi libri” Fëmijët e Kosovës –histori tmerri-mbresa nga kampi i refugjatëve të Fort Diksit (Children of Kosova–Stories of Horror- a vieë from Fort Dix-refugee camp) Për mua ishte e rëndësishme që tragjedinë e Kosovës, t'ia jepja opinionit amerikan, ashtu thjesht të parë nga këndvështrimi i fëmijëve të Kosovës, paanshmërisht. Nëse keni parasysh, ato kohë televizionet zienin për luftën në Kosovë, e jo të gjithë e quanin luftë të drejtë.

Vera Pelaj: Kur libri juaj "Children of Kosova…" u aprovua si tekst shkollor, nga Ministria e Arsimit e Nju Jorkut, qe padyshim sukses i madh për ju. Ishte hera e parë që kjo ndodh me një autore shqiptare apo jo?

Albana Mëlyshi (Lifschin) i: Qe një rastësi. Një mësues amerikan që kishte lexuar librin, i pat sugjeruar Polit, bashkëshortit tim, që t'i dërgonim një kopje Bordit të Arsimit të Nju Jorkut. Ai vetë, si mësues i shkollës së mesme, e gjeti interesant librin për lëndën e studimeve sociale dhe e kishte punuar në klasë. Ne ndoqëm këshillën e tij. Pas dy muajsh, na erdhi një shkresë e Bordit të Arsimit të Nju Jorkut, që thoshte se libri qe aprovuar si 'text book" për klasat 6-12. Nuk më besohej. Libri e kishte tejkaluar parashikimin tim.

Vera Pelaj: Ky libër i është dhënë vetë presidentit Bill Klinton me dedikim nga dora juaj. Si ndodhi?

Albana Mëlyshi (Lifschin) Në takimin e organizuar nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan (NAAC) për nder të Presidentit Klinton, për kontributin që ai dha për çlirimin e popullit të Kosovës, ky libër qe vendosur në çdo tavolinë për çdo të ftuar në atë darkë. Natyrisht edhe në tavolinen ku qe ulur presidenti, përpara tij. Një nga shoqëruesit e tij, m’u afrua me librin në dorë duke më kërkuar të nënshkruaj me dedikim për presidentin Klinton. Sinqerisht u emocionova kaq shumë, sa atë moment thashë se s'dija asnjë fjalë anglisht. Por mbaj mend që kam shkruar: "God Bless you, Mr. President!......” Nga ajo darkë, kam kujtim një fotografi ulur në tavoline, në krah të tij. Kur ke nderin të qëndrosh pak minuta pranë njerëzve të mëdhenj dhe e bisedon qoftë edhe për pak me ta, ndjen madhështinë e tyre...Kjo qëndron pikërisht në thjeshtësinë që kanë.

Vera Pelaj: Shkruani edhe poezi dhe e keni të ndjerë me mesazhe të ngrohta njerëzore, por nuk bëni zhurmë si poete, pavarësisht se keni marrë vlerësime edhe nga poetë të njohur shqiptarë. Në një bisedë me poetin Ali Podrimja, ai më tha se e vlerëson shumë poezinë tuaj. Si ndjeheni kur ju vlerëson aq lart një poet kombëtar siç është ai?

Albana Mëlyshi (Lifschin): U ndjeva e nderuar, që poeti i madh Ali Podrimja, përshëndeti poezinë time. Vlerësova tek ai, veçanërisht, sugjerimin konkret që më bënte për të vazhduar me poezinë e shkurtër, e cila i kishte pëlqyer më shumë se të tjerat në librin “Dje preva floket”. Më shkruante se “e respekton një artikulim të tillë dhe e përkrah, sepse aty është edhe mënçuria krijuese si dhe bukuria e artikulimit”.

Vera Pelaj: A e keni vizituar ndonjëherë Kosovën?

Albana Mëlyshi (Lifschin): Kosovën e kam vizituar në maj të vitit 2001. E kisha njohur nga njerëzit e saj në Fort Diks, e kisha ëndërruar që 30 vjet të shkuara, në Tirane kur punoja me redaksinë e fëmijëve të televizionit. Atëherë transmetonim festivalet e fëmijëve të Kosovës, me sa me kujtohet quheshin “Akordet e Kosovës”. Ëndërrova të shkoja me një shërbim atje. Nuk pata fat. Kur u planifikova nga drejtoria e televizionit të Tiranës për në Prishtinë,u gëzova shumë, por atë kohë ndodhën ”trazirat e studentëve”, siç u quajtën fillimisht nga media, dhe shërbimi u anulua. E realizova ëndrrën time për të parë Kosovën, në maj 2001, gati pas 20 vjetësh.

Vera Pelaj: Si u ndjetë?

Albana Mëlyshi (Lifschin): E emocionuar… Ishte e pamundur të mos më rridhnin lotët vetvetiu, në mënyrë të pakontrolluar. Dëgjoja të flitej shqip, shikoja rrugë si të Tiranës, pallate banimi si të saj, e njëjta aromë pemësh pranvere, komunikoja në gjuhën e nënës, dhe kur mendoja që mjerisht kjo dikur qe konsideruar e dalë “jashtë shtetit”. Është një realizim i rrënqethshëm, që je në tokën tënde, tek vëllezërit e tu, në një tokë të mohuar padrejtësisht që ta kishin bërë të huaj... Aty lindi poezia ime “Dhimbje dhe mall” ashtu siç erdhi. Edhe sot e kësaj dite nuk i kam ndryshuar asnjë rresht. Atë vit kam takuar Dr. Rugovën, ende i ruaj disa dhurata të vogla si gurë të çmuar nga shtëpia e tij muze, ku ai na shoqëroi vetë pothuajse në çdo ambient. Atij i kam dhuruar personalisht, për herë të parë librin “Children of Kosova stories of horror.”Po atë kohë jam takuar edhe me akademikun Mark Krasniqi, dhe gjithashtu i dhurova librin. Pashë varret masive të viktimave të genocidit serb. Bëra shumë fotografi, kudo që shkova.

Vera Pelaj: Në pranverën e vitit 2008, jeni nderuar edhe me titullin “Gruaja e vitit” nga Organizata e gruas Shqiptaro -Amerikane në Nju Jork “Motrat Qiriazi”. Çka do të thotë ky vlerësim për juve?

Albana Melyshi (Lifschin): Organizata “Motrat Qiriazi”- është organizata më e vjetër e gruas Shqiptaro -Amerikane në SHBA, me qendër në Nju Jork, që drejtohet nga aktivistja e njohur dhe e respektuar këtej dhe përtej oqeanit, Dr. Anna Kohen. Është vlerësim i madh dhe jam mirënjohëse. Aq më tepër që këtë titull e përcaktuan në një ditë të shënuar, në festimin e 15 vjetorit të krijimit të organizatës. Qe një nder i bërë në një përvjetor të veçantë të kësaj organizate, gjë që s’harrohet.

Shënim: Intervista është përfshirë në librin "Kalëidoskopi i letërsisë shqiptare" i gazetares Vera Pelaj’


Ballafaqimin e dy botëve që kam përjetuar personalisht e konsideroj si privilegj

Nga intervista me shkrimtaren shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin dhene studiuesit Gjon Marku, autor i librit ‘Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën


Albana M Lifschin
Albana Melyshi Lifschin gazetare, poete, shkrimtare dhe perkthyese, ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisė nė Universitetin e Tiranės, (1974). Ka punuar njė kohė tė gjatė si redaktore dhe pėrgjegjėse redaksie nė TVSH, dhe jeton e krijon nė Nju Jork qė prej vitit 1992. Autore e 14 librave ne prozė dhe poezi si edhe “Udhėtim nė Historinė e Amerikės’, botuar nė 2003 e ribotuar nė 2006 dhe 2010 nėn kujdesin e Ministrisė sė Rinisė dhe Sporteve e Kosovės; autore e librit ‘Children of Kosova-Stories of Horror’, aprovuar si tekst shkollor nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut (2000) si edhe pėrkthyese e dy romaneve tė autorėve amerikanė bestseller.

Pyetje: Ju jeni mbesė Mirdite, nga njė familje me emėr – e Melyshajve, me tradita tė shquara atdhetare. Edhe pse e rritur larg nga trevat e asaj krahine, ju keni njė dashuri tė veēantė pėr ato troje, pėr zakonet pėr folklorin pėr atė veshje tė pashoqe. Si ėshtė realizuar tek ju kjo ngjizje?
Pėrgjigje: Unė kam lindur nė qytetin e bukur tė Vlorės dhe jam rritur e shkolluar nė Tiranė, por gjyshja ime, Nėnė Dava, sic e thėrrisnin tė gjithė nė shenjė respekti, pati njė influencė tė madhe nė formimin tim qė nė fėmijėri dhe mė pas nė adoleshencė. Ishte njė grua e rrallė, dhe unė pata fatin tė isha mbesa e saj. Rrėfimet e legjendat edukuan tek unė dashurinė pėr Mirditėn dhe historinė saj. Gjyshja mė zhvilloi fantazinė dhe rriti tek unė nderimin pėr ata malsorė krenarė, pėr krahinėn qė s’u pėrkul asnjėherė Turkut, qė s’i pagoi kurrė taksa, por edhe pėr shtėpinė e madhe bajraktare tė Melyshajve. Gjithėēka mė ka treguar gjyshja i kam ruajtur tė gjalla edhe sot e kėsaj dite. Lidhja e bukur me gjyshen time ėshtė hedhur besnikėrisht nė librin “Yjet nuk janė tė kuq”. Dhe pėr ta bėrė mė konkrete nėna na kishte vizatuar shtėpinė e madhe tė bajraktarit Melyshaj, pranė oborrit tė sė cilės kalonte shtegu i udhėtarit dhe nevojtarit. Qe njė shtėpi ku mikpritja e mbante derėn hapur nė ēdo kohė. Familja mbante nė gjirin e saj edhe njė ēift pleqsh, tė pa mbėshtetje, dhe i trajtonte njėlloj si pjestarė tė familjes. Gjyshja tek mė tregonte histori tė vjetra, pėralla e legjenda tė krahinės, mė mėsoi ndėrkohė, si tė bėj punė-dore qė nė moshė tė njomė. Mė mėsoi proverbat e para. Mė dha kėshillat e para. Gjyshja ime ishe fisnike e mencur dhe stoike. Njė herė, kur hyra nė gjimnaz, e pyeta se sa vjet shkollė kishte bėrė. Ajo buzėqeshi e m’u pėrgjigj: “Kam bėrė 12 vjet shkollė ”. Vonė nėna ime, mė ka spjeguar se ē’donte tė thoshte gjyshja. Ishin 12 vjetėt e internimit – “kursi i jetės’, i gjatė dhe i komplikuar nga i cili kishte mėsuar shumė.

Pyetje: Diktatura komuniste familjen tuaj e pėrēau, e pėrfoli, e kalbi internimeve e mė pas e vendosi Pal Melyshin nė ballin e luftėtarėve tė ditėve tė bardha qė solli dhe pėr Mirditėn. Sistemi e shpalli Pal Melyshin “Hero tė Popullit”. Ju si e keni pėrjetuar gjithė legjenden e Pal Melyshit?
Pėrgjigje: Unė kam qėnė 5 vjeēe, kur Pali u shpall hero. Mbaj mend qė atė kohė e gjithė familja jonė u transferua nga Vlora nė Tiranė. Pėr herė tė parė mėsova qė kisha edhe njė gjyshe tjetėr, tė cilėn s’e kisha parė kurrė e pėr tė cilėn nuk kisha dėgjuar kurrė. Kjo ishte nėnė Dava, tė cilėn e pashė pėr herė tė parė kur nėna na shpuri nė “shtėpinė” e saj, kur sapo kish dale nga internimi. Kėtė moment e kam pėrshkruar hollėsisht nė librin qė pėrmėnda mė lart. Pas kėrkesės sė gjyshes pėr t’u bashkuar me familjen e saj, ne u bėmė bashkė nė Tiranė. Nė Rrėshen mbaj mend tė kem qėnė njė herė kur isha fėmijė dhe dy herė tė tjera si studente e gazetarise. Nė 1974 kam botuar njė pėrshkrim tė frymėzuar nė 30 vjetorin e ēlirimit tė Mirditės. Por siē merret me mend jeta dhe ėndėrat e mia pėr tė ardhmen ishin lidhur kryesisht me Tiranėn, ku u rrita. Nė to nuk parashikohej as vajtja nė NY, as edhe njė dashuri e pėrtrirė pėr Mirditėn.


Pyetje: Vitet 90-tė shėnuan edhe pėr ju njė pėrmbysje tė atij mentaliteti e realiteti qė propagandohej nga sistemi i kaluar. Ju nė atė vit jeni njohur dhe me gjyshin tuaj Nikollėn – ish oficer – i arratisur- prej Shqipėrie prej 45 vitesh, por me njė veprimtari botimesh si autor librash. Me tė ne Nju Jork nuk banuat gjatė se ai ndėrroi jetė shpejt. Ju ishit nė varrimin e tij e mė pas jeta juaj dhe e djalit u lidh me Nju Jorkun. Sa ka ndikuar tek ju kjo njohje e afėrt me tė. Po vėrtetėsia e fakteve historike tė njohura nga ju dhe ato tė tij pėr Mirditėn, a u ndryshuan?

Pėrgjigje: Pėrmbysja e mentalitetit apo adoptimi i njė mentaliteti te ri tek unė ndodhi nė mėnyrė graduale. Vajtja nė Nju Jork, jeta nė qytetin ku kish banuar gjyshi, nė lagjen e shqiptarėve, leximi i librave tė tij, pėrballja me botkuptimin amerikan mbi jetėn, shoqėrinė, tė gjitha ndihmuan nė kompletimin tim. Ballafaqimin e dy botėve qė kam pėrjetuar personalisht e konsideroj si privilegj. Mėsova qė njeriu duhet tė jetė mėndjehapur nė pėrqafimin e mendimeve, ideve por mbi tė gjitha mbi Tė Vėrtetėn. E vėrteta s’mund tė jetė kurrė e vėrtetė nėse nuk jepet e plotė. S’mund tė ketė tė vėrtetė tė cunguar. Nė hapjen e pjesės sė dytė tė librit “Yjet nuk janė tė kuq” kam vėnė njė citat tė gjyshit qė thotė: “Pėr me kriju njė histori shqiptare tė pastėr nuk duhet me mshef pas perdes as tė mirat e as tė ligat e njerėzve tė mėdhenj pėr arsye partiake ose oportunizmi. E vėrteta asht e vetmja rrugė me bindė opinionin pasardhės.” Nė faqet e librave tė gjyshit, Nikollė Melyshit, gjeta armata njerėzish tė pushkatuar pa gjyq nga pushteti komunist, pėr shkak tė bindjeve tė tyre pėr Shqipėrinė e pasluftės, e donin atė thellėsisht shqiptare, pa influencėn e tė huajit. Nuk duhej tė konsiderohej ‘krim’ qėnia ‘nacionalist’, apo tė konsideroheshe ‘patriot’ sepse bėje siē thosh Rusi. Gjatė luftės babai i Palit iu pėrgjigj thirrjes pėr t’u bashkuar me brigadat partizane (Pali gjithashtu nė radhėt e tyre) por nuk mund tė binte dakort qė tė luftonte nėn simbolet e komunizmit rus, dhe vuri ketė kusht para Tuk Jakovės e Mehmet Shehut, qė kishin pushuar tek kulla e tij sėbashku me njėsitė partizane: “Vij me ju nė luftė si nacionalist, por dorėn grusht nuk e baj dhe yllin e kuq nuk e mbaj”. Ata e pranuan kushtin e tij dhe ‘pagesėn” ja bėnė pas luftės. I dogjėn kullėn dhe i internuan tė gjithė familjen 25 vetė qė u ndodhėn atė mėngjez nė shtėpi dhe dy prindėrit e vjetėr(bajraktarin e njohur Gjon Melyshi me gruan) qė vdiqėn nga vuajtjet nė internim. Ndėrkohė qėllimi im ishte qė figurėn e Palit ta jepja nė njė njė dritė njerėzore dhe reale. Heronjtė nė vetvete janė njerėz idealistė, besnikė tė idealeve tė tyre, jo heronj tė Partive e tė propagandės sė tyre. Ata u pėrvetėsuan prej saj. Filmi ‘Operacioni Zjarri’ kushtuar Palit ėshtė njė film propagandė, me fare pak tė vėrteta. Kėtė fillova ta kuptoj qė atė ditė qė u dha premiera e tij nė Pallatin e madh tė Kulturės, kur ndjeva psherėtimėn e gjyshes sime nė krah. “Oh, si nuk plas zemra!”
Mė vonė e mira gjyshja ime mė pat thėnė:“Babai i Palit kurrė s’ka dashur ta vrasė tė birin. Ai e pat lėnė tė lirė nė rrugėn e vet. Ata tė dy dolėn partizanė.

Pyetje: Nė veprimtarinė tuaj shkrimore si gazetare e viteve 70-80, keni shkrime qė pasqyrojnė jetėn dhe punėn nė trevėn e Mirditės. Po mė pas, me botimin e librave tuaj, sa vend ka zėnė ajo psikologji sidomos nė Amerikė, ato personazhe mirditas nė krijimtarin tuaj?
Pėrgjigje: Vitet ‘70 pas mbarimit tė Fakultetit tė Gazetarisė, kanė qėnė mė shumė publicistike. Herė a herės ndonjė tregim apo skicė letrare nė to, sidomos nė gazetėn ‘Zėri i Rinisė” ku u emėrova. Librat e fundshekullit dhe shekullit tė ri, kanė qėnė reflektime tė jetės sė sė re nė Amerikė, tregime tė pėrmbledhura nė librat ‘Takim me tė papriturėn’, ‘Ura mbi oqean’, ‘Kafe Shkodra e Nju Jorkut’ etj. Publicistika ime, kryesisht nė formėn e shėnimeve tė udhėtimit nga Atdheu, nė ardhjet e mia tė pėrvitshme nga Nju Jorku nė Tiranė. Ishin mbresa nga zhvillimet shoqėrore nė vend. Nė planin familjar qėndrimi i gjatė me mamanė , bisedat me tė na shpinin sėrish nė tė kaluarėn. Nėna ime mė kishte zėvendėsuar gjyshen me kohė. Kujtimet e saj zunė vend nė botimet e mia, ishin nga pjesėt mė interesante.

Pyetje: Ju jeni cilėsuar si pionere e letėrsisė sė emigrimit nė Amerikė, por sa pėrqind ka zėnė vend Mirdita apo mirditori nė krijimtarinė tuaj.
Pėrgjigje: Ky pėrcaktim ėshtė bėrė nga i ndjeri Prof.Peter Prifti, me banim nė San Diego Kaliforni. Ai ndiqte rregullisht nė gazetėn ILLYRIA shkrimet dhe letėrsinė time. Eshte e vertete qė nė pesė librat me prozė tema dhe personazhet e mi janė emigrantet shqiptarė tė Amerikės pa dallim qė luftojnė jo vetėm pėr te mbijetuar por edhe per tė pėrqafuar njė botkuptim tė ri, atė amerikan.
Nuk mund tė pėrmend krahina te veēanta. Por nga njohja me miqtė e vjetėr tė gjyshit nė NYC jam frymėzuar pėr tė shkruar krijimet e para. Kjo vihet re nė disa tregime tek libri “Ura mbi oqean”. Janė ballafaqimet e para tė emigrantit shqiptar me Amerikėn, zhgėnjimi nga ideja se nė Amerikė bėhesh i pasur, se “tė gjithė shqiptarėt janė milionera “ etj. Kur njė i mėrguar i vjetėr, mirditor i tha vėllait tė porsa ardhur nė Nju Jork se i kish gjetur punė nė pastrime, ai u habit dhe i fyer ia ktheu: Pse pėr tė tė pastruar kam ardhur unė nė Amerikė?”

Pyetje: Po lidhjet tuaja me emigrantėt e tjerė mirditas tė atjeshmė sa jua freskojnė ndijimin e familjes.
Pėrgjigje: Unė nė Nju Jork gjeta respekt pėr gjyshin, Nikollėn. Mėsova qė ai kafet i pinte me tė birin e Gjon Mark-a Gjonit. Emigrantėt e ardhur nga veriu i Shqipėrisė njėrit i drejtoheshin me ‘Kapedan’ e tjetrit , dmth gjyshit ‘Bajraktar”, si nė tė kaluarėn dhe gėzonin respekt nė komunitet.
Madje mbaj mend qė kur mė kėrkuan njė intervistė nė radio, nė ditėt e para tė mbėrritjes nė NYC, gazetari mė njoftoi se dėshironte tė mė prezantonte si mbesėn e Nikoll Melyshit. Mėsova qė para se gjyshi tė kthehej pėr herė tė parė nė Shqipėri, pati mjaft miq tė arratisur qė i dhanė paralajmėrime tė kobshme pėr shkak tė diktaturės komuniste qė drejtonte jetėn e vendit. Por ai nuk dėgjoi askend. Erdhi nė vendin e vet, tek familja e vet, dhe qeveria e Ramiz Alisė e pėrzuri. Kur u kthye nė NYC miqtė i kujtuan qė e patėn paralajmėruar , por ai s’i kish dėgjuar. Ishte burrė i menēur e s’bėnte tė gabonte. “Edhe njerėzit e menēėm mund tė bajnė ‘stupid things’, u ish pėrgjigjur gjyshi. Por unė e ndjeja qė atė e kishte shtyrė malli 45 vjeēar pėr atdhe, pėr familje. S’ka asnjė dyshim Malli per atdhe ėshtė i pamposhtur. Gjyshi pas ardhjes sė parė erdhi pėrsėri nė atdhe, nė familjen e vet.

Pyetje kofidenciale: Cili ėshtė opinjoni juaj pėr librin ‘Antologji e mendimit tė sotėm pėr Mirditėn’, librin e parė ju e kini.
Pergjigje: Mendoj qė ėshtė kontributi juaj mė i mirė qė keni dhėnė deri tani pėr vendlindjen, pėr njohjen e gjerė tė saj, si krahinė e rėndėsishme historike e atdheut. Nė librin tuaj keni ditur tė zgjidhni pėrsonalitete tė shquara nga fusha e historisė, letėrsisė, e intelektualė tė dėgjuar qė kanė dhėnė kontributin e tyre nė Mirditė, qė kanė njohur nga afėr njerėzit e saj. Eshtė e pamundur tė mos e duash Mirditėn dhe njerėzit e saj kur i njeh ata. Ka qėnė njė kohė kur shumėkush, e kėrkonte Mirditėn nė hartė nė veri tė Tropojės, kur ajo nuk ishte mė shumė se 1 orė e 15 minuta larg nga Tirana. Mua mė pėlqen gjithnjė tė citoj Famullitarin austriak, Fabian Barkatėn, qė shėrbeu 10 vjet nė Mirditė, kur thosh. “Këtu… pran? këtij populli të thjeshtë e të paprishun, te këta njerëz, që ata i quejnë gjysëm barbarë, duhet të vijnë në shkollë, të nxanë se si nė vobektësi, në thjeshtësi andjesh në shpresë te i madhi Zot e ka rrajën lumtunia e ēdo njeriu, veēanërisht dhe gëzimi dhe mirërojtja e popujve përgjithësisht”.


Një kafe
me
Albana Mëlyshi-Lifschin

- Shkrimtare, gazetare, përkthyese.

Je zgjuar një mëngjes me humor të kënaqshëm, moti paralajmëron ditë të këndshme dhe ti, përpara se të fillosh të përmbushësh kusuret që ke lënë për të sotmen, mbush një filxhan të madh kafeje dhe rehatohesh në ndenjësen e gjerë të verandës tënde. Në ndodh të dëgjosh këngën e kanarinës, nga ballkoni i fqinjit, aq më mirë. Nëse të mungon ky koncert, prapë ka zgjidhje. Telefoni, mbase shpikja më e mrekullueshme e njeriut. Unë kështu bëra sot në mëngjes. Nga dëshira të bisedoja me një kolege dhe mike, për të ndarë me të euforinë time, ngatërrova orët, distancat, ditënatën. I telefonova Albana Mëlyshit në Amerikë, nga Athina, qysh në pikë të mëngjesit, duke harruar diferencën e orëve. Thjesht të bënim muhabet, sa të mbaroja kafenë. E mira, mikja ime! Në vend që të më dërgonte në djall, më tha se ishte ende zgjuar (vetëtimthi sytë më shkuan nga ora e murit!) dhe pranoi me qejf, të më bënte shoqëri… në kafenë time të mëngjesit dhe unë asaj, në aspirinën e pasmesnatës…

Njerëzit… Cili tipar të pëlqen më shumë tek ata?

- Sinqeriteti.

Ndërkohë, shkruan… Çfarë kërkon tek poezia?

- Shpirtin e poetit.

Ah, shpirti… Ku gjendet, ky “djall”?

- Tek sytë. Ata flasin, ata lexohen. Atyre u besoj. Syve që më fshihen, u druhem.

Sytë duhet të jenë mrekullia e tetë e natyrës. Meqë ra fjala për natyrën, çfarë te mrekullon më shumë nga fenoment e saj?

- Perëndimet në plazh. Zhytja e diellit në det. Për mua nuk ka peisazh më poetik. Përhumbem brenda tij dhe s’kam të ngopur me këto çaste.

Veçse përmendesh… Dhe shikon përpara teje përsëri, të pashmangshmit, njerëzit. Ç’i ruhesh më shumë tek ata?

- Keqkuptimeve. Njerëzit kanë prirje të besojnë, atë çka duan ata të besojnë.
Tendenca për të besuar në të keqen, shpesh është… dëfryese.

Keni kuptim paksa të çuditshëm për “dëfrimin” në Amerikë. Ç’të pëlqen tjetër atje, në “tokën e begatë”?

- Udhëtimet në mes të gjelbërimit të pafund. Vjeshta i bën të magjishme. S’kam parë pasuri kaq të madhe ngjyrash, sa ato që ka vjeshta amerikane. Çdo piktor do ta kishte zili.

Megjithë shoqërinë e vjeshtës, a je ndjerë e vetmuar ndonjëherë... në stinët e tjera? Bie fjala, gjatë dimrit amerikan, që më kanë thënë, se nuk është dhe kaq i shoqërueshëm...

- Jo. E vetmuar ndihem vetëm në mes hipokritëve. Dhe kjo ndodh, pavarësisht nga stinët. Atëhere kërkoj e etur punën. Puna është i vetmi “shok”, që të jep kënaqësi të sinqertë, pa të kërkuar asgjë. Edhe sot, pasmesnate, kur më telefonove, isha në këtë shoqëri të ëmbël. Punoja. Dhe nuk ndjehesha vetëm…

Doemos, jeta nuk mund të ketë vetëm kënaqësi... Neveria jote?

- Lajkat publike. As ata vetë që i thonë, s’i besojnë. Atëhere, si dhe ku mund të më hyjnë në punë?

Ç’ të nervozon tjetër? Që t’i shmangemi…

- Mungesa e korektesës.

Oh, e shkela… Këtu jam ca defiçit. Ndonjë mësim tjetër, nga praktika?

- Të mos u dal në “mbrojtje” burrave.

Atëhere, të mbeten… gratë. Por dhe ato… Nga shiu, në breshër. Çfarë “i trembesh” më shumë?

- Hipokrizisë dhe injorancës. Hipokritët kanë aftësi të tërheqin pas vetes injorantët - aleancë e së keqes, me prirje për të luftuar pozitiven. Dhe ke të drejtë, kjo aleancë e mbrapshtë, nuk kushtëzohet nga seksi i njeriut.

Tani, diçka filozofike, ngaqë po na mbaron… kafeja. A beson në rininë shpirtërore të përhershme e të pakushtëzuar?

- Besoj në rininë shpirtërore. Është për mua një materie e prekshme. Të pakushtëzuar? Edhe lulja, që të jetojë, ka nevojë për diell dhe ujë. Shpirti ka nevojë për ngrohtësi...

Të përfitojmë nga koha: Nëse do të doje të korigjoje diçka nga vetja, cila do të qe ajo?

- Të isha më e duruar.

Dhe doja... të ta thoja. Veç kësaj, çfarë të dekurajon tek karakteri?

- Heshtja, atëhere kur duhet folur.

Të kthehemi tek “e keqja” e pashmangshme: Burrat (me dy “r”). E di, e di... Temë... bozë. Jam kurioz, çfarë do të vlerësoje më shumë tek ata?

- Integritetin!

Oh, kjo më ngjan pak si shumë zyrtare. Si të jem në zyrat e komunitetit evropian. Po tek gratë?

- Mungesën e xhelozisë.

Duhet të të bëjnë një ikonë me ngjyra, gjithë burrat. Me që ra fjala tek ngjyrat, cila është më e preferuar për ty?

- E kaltra, e bardha, e kuqja.

Shumë the, një të pyeta… Meqë e do në “shumës”, cilat gjellë preferon më tepër?

- Këtu e kam në “njëjës”: Byreku me spinaq.

Nga frutat?

- Shalqini.

Je ende e re… Gjithë ëndrra dhe pasion për të ardhmen. Megjithatë, diçka mbetet e pakryer. Çfarë?

- Udhëtimet nëpër botë.

Je e rrethuar nga miq të përbashkët, kaq të shtrenjtë, aq sa më ngjall zili. Këshilla që ke marrë nga shoqëria?

- “Ke sinqeritet gati të pakonceptueshëm... duhet ta kufizosh ”.

Por edhe ata... alkolin. Këshilla lidhur me shoqërinë?

- Gjyshja më thosh: “Shokët gjeji si veten ose më të mirë se veten. Mba pak e sak(t)”.

Shyqyr që gjyshja nuk u bë... shkrimtare, si ti. Lavdia është kaq e paktë... Nga kultura amerikane, që është e shumtë, ç’këshillë ke marrë?

- ”Mos i jep këshillë tjetrit, po nuk ta kërkoi…”

… do të desha ta vazhdoja gjatë këtë bisedë me miken dhe kolegen e shquar, Albana Mëlyshi Lifschin… Më shijoi. Më shumë se kafeja. Filloi dhe një fllad i ëmbël mëngjesor… Por s’qe e thënë. Kënaqësitë e kanë një mbarim. Të gjitha. Nga brenda, nga thellësia e dhomave të gjumit, u dëgjua zëri mëngjesor i sime shoqeje: “Ke marrë qumësht për vajzën?”

Intervistoi:
Grigor Jovani
poet, gazetar, botues i "Pegasit"



 
Albana's Home Page Children of Kosova Kafe Shkodra e Nju Jorkut
(Tregime)
Poezite e Mia
Udhëtim në Historinë Amerikane
(Përshtypje)
Journey Into American History
(impressions)
Takimme të papriturën
(Tregime dhe novela)
Fundjave ne Hillsajd
(Tregime dhe novela)
Yesterday I Cut My Hair
(Poetry)
Ura mbi oqean
(Tregime)
Disatregime nga autorja Magjia e një zëri
(Tregime dhe novela)
Ka gjithmonë diku
(Përshtypje)
Vjehërr amerikane
(Novelë)
Intervista Përkthime
Yjet nuk janë të kuq
Saga e Melyshajoe
Photographs Perëndimi Mistik
Publicistikë Letrare
BOTA ME NJE SY