Home      My Books      Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare      Kafe Shkodra e Nju Jorkut      Children of Kosova      Fundjave ne Hillsajd      Zëra Nga Larg      POEZI      Udhëtim në Historinë Amerikane      Journey Into American History (impressions)      Takim me të papriturën      Yesterday I Cut My Hair      Ura mbi oqean      Magjia e një zëri      Ka gjithmonë diku - Përshtypje      Disa tregime nga autorja      Vjehërr amerikane      Intervista      Përkthime      Yjet nuk janë të kuq      Photographs  

 

 

Official Website of author

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Photographs

 

 

Historia e fotografisë sime me presidentin Bill Klinton

Në verën e vitit 1999 unë kam punuar në Fort Dix, N.J.,bazë ushatarake, ku qeveria amerikane kishte vendosur popullsinë refugjate kosovare. Ishin rreth 5000 vetë. Aty bëja punën e gazetares së radios. Merresha me përgatitjen dhe transmetimin e një programi të përditshëm, prej orës 6PM-deri në 9 PM, për ta. Më kujtohet që atyre nuk u pëlqente emri “refugjat” dhe ne ishim porositur që të ishim të kujdesshëm në mënyrën se si u adresoheshim të lënduarve nga lufta. Ata mblidheshin në fushë pranë qendrës së zërit sëbashku me fëmijet e tyre çdo mbrëmje, dhe dëgjonin lajmet, të cilat shpërndaheshin në tërë kampin nëpërmjet dy altoparlantëve të mëdhenj. Ishin të etur të dinin se ç’po ndodhte në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe gjithë Ballkanin. Shumë prej tyre nuk dinin se ku i kishin anëtarët e familjes. Më kujtohet si tani, kur po jepja lajmin që Kisha ortodokse serbe kërkonte dorëheqjen e Millosheviçit, një thirrje e madhe gëzimi tundi dritaret e studios së transmetimit.

Përveç emisionit të lajmeve organizova edhe një program për fëmijët të cilët e mbushën me recitimet e tyre patriotike. U miqësova shumë me ta. Ata më rrëfyen historitë e përzënies nga shtëpitë e tyre nën bajonetat serbe, ashtu siç dijnë të tregojnë fëmijët. Ishin ngjarje të dhimbshme. Më kujtohet historia e një vogëlusheje, Ekzona Shaqirit, atëhere 9 vjeçe, e cila më tregoi se ndërsa ecnin për orë të tëra të lodhur e të uritur, kishin parë copa buke të përgjakura në rrugë si edhe një vesh të prerë.

Vendosa që këto dëshmi fëmijësh, t'i përmblidhja në një libër dokumentar. Kështu lindi libri në anglisht dhe shqip ”Children of Kosova –stories of Horror- a vie from Fort Dix-refugee camp"( Fëmijët e Kosovës –histori tmerri-mbresa nga kampi i refugjatëve të Fort Diksit. Për mua ishte e rëndësishme që genocidin serb t'ia jepja opinionit amerikan dhe gjithë anglishtfolsve paanshmërisht,ashtu thjesht të parë nga këndvështrimi i pafajshm i fëmijëve, të. Atë kohë stacionet televizive amerikane zienin për luftën në Kosovë, e jo të gjithë e quanin luftë të drejtë. Madje Kosova quhej “djepi i Serbisë”. Libri pati sukses të madh. Bordi i Arsimit i Nju Jorkut e aprovoi si tekst për studimet sociale, për klasat 6-12. Isha e para autore shqiptaro-amerikane që i bëhej një nder i tillë. Në takimin e organizuar në Nju Jork nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan (NAAC) për nder të Presidentit Klinton, për kontributin që ai dha për çlirimin e popullit të Kosovës, ky libër qe vendosur në çdo tavolinë, për çdo të ftuar në atë darkë. Natyrisht edhe në tavolinën e presidentit Klinton. Me fillimin e darkës një nga shoqëruesit e presidentit m’u afrua me librin në dorë duke më kërkuar ta nënshkruaj me dedikim për presidentin Klinton. U emocionova kaq shumë, sa atë moment thashë se s'dija asnjë fjalë anglisht. Dy minuta më pas ai u kthye serish tek une me ftesën e presidentit për tu ulur në tavolinë pranë tij .Qe një takim i paharruar për mua i fiksuar përjetësisht në këtë foto. Presidenti Klinton më përgëzoi për librin dhe më pyeti se me se po merresha atë kohë. Nisa t’i tregoj për librin tjetër që kisha në dorë “Udhëtim në historinë e Amerikës”.(Botuar së pari në 2003, ribotuar ne 2006 si edhe ne vitin 2010 nën kujdesin e Ministrisë se Kulturës Rinise e sporteve në Kosove).

Ai po më dëgjonte me një vështrimin në profil, por i përkulur në krahun tim. Salla ishte e madhe dhe ndihej zhurma. Nuk di pse një moment nuk isha e sigurtë nëse po më dëgjonte apo jo, dhe heshta... Atëhere ai u kthye plotësisht nga unë dhe tha: “Go on, I am listening!” U çlirova përfundimisht nga emocionet dhe vazhdova bisedën. Madhështia e njerëzve të mëdhenj qëndron pikërisht në thjeshtësinë e tyre.


 
 

 

 

Albana Lifschin, Rep. Elliot Engel, Teuta Towler, and Paul Lifschin at first year anniversary of Kosova independance
- 2009

 
 

 

 

Me inisiativen e Departamentit te Gazetarise te universitetit UFO, (Maj, 2009) Tirane u be promovimi i librit me tregime"Magjia e nje zeri. Qe nje aktivitet i bukur e mbreselenes. Departamenti qe kujdesur per pergatitjen e ftesave e deri tek njoftimi per pjesmarresit. Pata fatin te takoj ne salle mjaft kolege gazetare te vketer e te rinj si edhe te rinj, Mirenjohje per Departamentin dhe vecanerisht Profesor Hamit Boricin, profesori yne i pare i gazetarise dekada e dekada me pare.

 

 

 

 

 

 

 


 
Albana's Home Page My Books Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare Kafe Shkodra e Nju Jorkut
Children of Kosova Fundjave ne Hillsajd Zëra Nga Larg POEZI
Udhëtim në Historinë Amerikane Journey Into American History
(impressions)
Takim me të papriturën Yesterday I Cut My Hair
Ura mbi oqean Magjia e një zëri Ka gjithmonë diku - Përshtypje Disa tregime nga autorja
Vjehërr amerikane Intervista Përkthime Yjet nuk janë të kuq
Photographs