Home      My Books      Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare      Kafe Shkodra e Nju Jorkut      Children of Kosova      Fundjave ne Hillsajd      Zëra Nga Larg      POEZI      Udhëtim në Historinë Amerikane      Journey Into American History (impressions)      Takim me të papriturën      Yesterday I Cut My Hair      Ura mbi oqean      Magjia e një zëri      Ka gjithmonë diku - Përshtypje      Disa tregime nga autorja      Vjehërr amerikane      Intervista      Përkthime      Yjet nuk janë të kuq      Photographs      BOTA ME NJE SY  

 

 

Official Website of author

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Kafe Shkodra E Nju Jorkut

 

 

 

I.

Pas një ndërprerje prej rreth një gjysëm shekulli, emigracioni i ri shqiptar po shfaqet përsëri në Amerikë, por ai ndryshon shumë nga ai i pari. Shqiptarët e sotëm, një pjese e madhe të arsimuar e me kulturë nuk vrapojnë më për një copë bukë. Ata i kanë hyrë me guxim jetës në zhvillimin e saj e këtë e pasqyrojnë edhe personazhet e tregimeve të "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" që kanë me të drejtë pretendime për aftësitë dhe personalitetin e tyre. Kur nis e lexon një nga kjo tufë tregimesh akoma pa arritur në paragrafët e fundit, të lind dëshira të shfletosh edhe tituj të tjerë e pastaj pa humbur kohë kthehesh tek i pari e në vazhdim kureshtja të shtyn të lexosh me ëndje e kënaqësi.
Tregimet e "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" kanë ngjyra afiniteti, janë shkruar me thjeshtësi, ndjenjë e dialog tërheqës. Në mjaft raste ato i zbukuron një humor i hollë e jetësor.

II.

Të gjithë pa pritur e pa pandehur u ngritëm, morëm valixhet, një foto të nënës, kush një paketë cigare `Durrësi` e kush tjetër një kartolinë që të mos ta harronte vendin e tij...dhe ikëm. Nga mbas lamë sytë e nënave që lëshuan poshtë dy pika lot.
Por dhe atje ku shkuam e kuptuam se ne nuk ishim prej atij brumi.
Ne ishim të tjerë dhe gjithçka përreth na dukej e huaj, e largët, e ftohtë.
Edhe ajo iku dhe erdhi e vetme në kryeqytetin e botës, aty ku gradaçelat plagosin qiellin, ajo, ishte vetëm. Ngushëllimi i saj ishte një kafene e mjegulluar nga tymi i cigares, por me një emër të dashur "Kafe Shkodra". Sa bukur tingëllonte kjo fjale në mes të asaj shkretëtire njerëzore!
Ajo mori penën një ditë dhe u ul e ja tregoi letrës ato qe kishte përbrenda, dhimbjen, ndarjen, hidhërimin, mallin për të bekuarin atdhe që kurrë se kishte harruar.
Ajo shkruante dhe qante, dhe lotët derdheshin mbi letër, mbi tavolinën e Kafe Shkodrës, pranë filxhanit të kafes...Ajo shkroi:
" Kafe Shkodra e Nju Jorkut"
Unë e mora në dorë këtë libër dhe e lexova, pashë dhimbjet e mia në tregimet e saj, pashë veten time aty, mes fletëve, pashë të mallkuarin MERGIM. E lehtë ta thuash, e vështirë ta jetosh.

Alban Tartari
Universiteti i Ankarase, TURQI

(Melyshi Lifschin, Albana. "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", Shtëpia Botuese, KOHA, Tirane 1999.)


(back to the top)

 
Albana's Home Page Children of Kosova Kafe Shkodra e Nju Jorkut
(Tregime)
Poezite e Mia
Udhëtim në Historinë Amerikane
(Përshtypje)
Journey Into American History
(impressions)
Takimme të papriturën
(Tregime dhe novela)
Fundjave ne Hillsajd
(Tregime dhe novela)
Yesterday I Cut My Hair
(Poetry)
Ura mbi oqean
(Tregime)
Disatregime nga autorja Magjia e një zëri
(Tregime dhe novela)
Ka gjithmonë diku
(Përshtypje)
Vjehërr amerikane
(Novelë)
Intervista Përkthime
Yjet nuk janë të kuq
Saga e Melyshajoe
Photographs Perëndimi Mistik
Publicistikë Letrare
BOTA ME NJE SY