Vdekje Amerikane


Para disa vjetėsh kam shkruar pėr vdekjen e plakut tė vetmuar Raniero, komshiut tonė i cili vdiq pa u ndjerė. Kishte ngrirė nė tavolinė, ja ashtu duke ngrėnė darkė. Askush s’e vuri re mungesėn e Ranieros pėrveē meje qė isha mėsuar me kėrcitjen e derės sė tij. Ku shkonte plaku Raniero ēdo mėngjes, gjithnjė nė tė njėjtėn orė? Dilte nė oren tetė e kthehej fiks nė orėn nėntė dhe mbyllej brenda.
Kur e shoqja qe gjallė hera herės nė apartamentin e tyre dėgjohej muzikė italiane, e vjetėr. Kisha njė ndjenjė se ajo ende ruante pllaka gramafoni. Raniero dhe e shoqja ishin nga Napoli. Mėngjeseve aroma e bukės sė thekur ngjitej deri lart tek ne qė banojmė nė katin e dytė. Pleqtė nuk i vizitonte njeri. Muzika dhe njė mackė e vogėl qė rrinte thuajse tėrė kohėn nė parvazin e dritares ishte krejt shoqėria e tyre.
Pas vdekjes se plakės shtėpia heshti nga zėrat, nga zhurmat e nga aroma e bukės sė thekur. Raniero dukej qe pėrgatitur pėr radhėn e tij. Dhe vdekja ra dakort me tė. Erdhi dhe e mori qetėsisht njė mbrėmje tek qe ulur nė tryezė pėr tė ngrėnė darkėn. E dinte se qe darka e tij e fundit? Ndoshta jo, ndoshta po. Ndoshta ēdo ditė e llogariste si tė fundit, i urti plak Raniero. U zbulua qė kishte vdekur tre ditė mė pas. Tek dera e tij u dukėn dy policė dhe njė makinė ambulance.
Pas vdekjes sė Ranieros apartamenti i katit tė parė mbeti bosh pėr gati njė vit. Njė pasdite ziles sė derės i ranė dy njerėz tė panjohur. Zgjata kryet nga dritarja dhe pyeta se kė kerkonin. Mė thanė se ishin nipėrit e Ranieros. Vinin nga Nebraska. Zbrita poshtė. Burrat mė pyetėn nėse kisha vėnė re tė hynte e te dilte ndokush nė shtėpinė e Ranieros sa kohe qė ai ishte gjallė.
- Nuk para kanė patur vizitorė, thashė pa qėnė e sigurtė nėse duhej tu pėrgjigjesha apo jo. Pėr mua ishin dy njerėz krejt tė panjohur. Njėri reth tė pesėdhjetave e tjetri mė i ri. Nga ta dija se ishin nipėrit e tij kur s’i kisha parė kurrė?
- Nuk dijmė nėse ėshtė shitur shtėpia, vazhdoi mė i vjetri nė moshė. Nuk dijmė se ēka lėnė nė trashėgimi e kujt ia ka lėnė. Ai vet s'ka pasur fėmijė. Heshta.
- Kush duhet t’i ketė ēelsat e shtėpisė? Pyeti mė i vjetri U thashė t’i drejtoheshin menaxhmentit qė qeveriste bllokun tonė. U tregova se ku ishin zyrat dhe u ngjita lart. S’mė hiqeshin nga mendja ata dy tė panjohurit nipėr qė s'kishin shkelur kurrė nė shtėpine xhaxhait tė tyre tė vetmuar sa qe gjallė e tani vinin t'i shkėputnin ndonjė copė pėr sė vdekuri.
Ē’tu thosha? Qė xhaxhai i mjerė pas vdekjes sė tė shoqes nuk ishte nė gjėndje as tė shlyente morgixhin e shtėpisė? T’u thoja qė xhaxhai i tyre ēdo ditė shkonte pėr tė ngrėnė mėngjes nė nje mencė tė varfėrish. I mjeri Raniero!

* * *

Atė mbrėmje po kthehesha nga Molli kur mė ndali nė rrugė Xho, komshiu ynė. Xho kishte banuar pėr njė kohė tė gjatė me nėnėn e tij, Sarėn, njė grua fisnike me flokė krejt tė thinjura qė shėtiste mėngjeseve nė trotuarin para shtėpisė sonė. Mė tregonte pėr vajzėn qė kishte nė Teksas. Sara ishte tetėdhjetė vjeēe, por nuk tregonte aq. Njė ditė mė tha se kishte vendosur tė shkonte tė banonte tek e bija. Dy muaj pas largimit tė nėnės, Xho solli nė apartament Barbarėn, tė dashurėn e tij. Ndanin bashkė pagesėn e shtėpisė. Ajo ishte trupmadhe, njėlloj si Xho dhe ashtu si ai e pinte shumė duhanin. Ishte vajzė e mirė dhe hyri nė komunikim me ne sikur tė na njihte prej kohėsh. Kaluan muaj dhe njė ditė dimri tek po dilja nga dera e shtėpisė u ndesha ballė pėrballė me Xhonė.
- Na mbyti dėbora kėndej, thashė, e nė ēast mu kujtua e ėma, Sara, nė Teksas. -Nėna juaj duhet tė ndihet mirė kėtė dimėr qė s'po provon tė ftohtin e Nju Jorkut. Me qė ra fjala, si ėshtė ajo?
- Mamaja ka vdekur. Pėrgjigja qe dhėnė aq qetėsisht, sa qė unė nuk u besova veshėve. Nuk di nėse jeni gjendur ndonjė herė nė atė pozitė tė vėshtirė siē u gjenda unė atė ēast. Ngriva.
- Ka gjashtė muaj qė ka vdekur. I u pėrgjigjigj ai habisė sime.
- Gjashtė muaj? Mė falni, unė nuk kam dėgjuar asgjė.
- S’ka problem, s’ka problem. S’na ka rėnė rasti tė shihemi. Po ajo e bėri jetėn e saj. Jetoi mirė. Ishte mbi tetėdhjetė vjeē.
Fakti qė ai fliste pėr vdekjen e nėnės si pėr diēka normale, tė them tė drejtėn mė shkundi nga tronditja qė mė shkaktoi befasia e lajmit te hidhur.

* * *

Njė javė mė parė rastisa tė takohesha pėrsėri me komshiun tonė, Xho.
- Si je Xho? Pėrshėndeta unė duke vėnė re qė ai mbajti kėmbėt tek mė pa.
- Desha tu thoja qė Barbara ka kancer nė mushkėri. Mendova ta dėgjonit nga unė. Mu kujtua kur mora lajmin e vonuar pėr vdekjen e sė ėmės, Sarės, njė vit mė parė. Xho po mė pėrgatiste pėr lajmin e njė vdekje tė re qė po afrohej.
Kishte ca kohė qė mė kishte rėnė nė sy mungesa e Barbarės nė oborr e nė rrugėt pėrqark shtėpisė, por kurrė s’mė kishte shkuar mendja tek njė gjė e tillė. Jemi kaq tė ngarkuar nga telashet e pėrditshme sa nuk i tjerrim gjatė hamendjet tona. I shpreha keqardhjen time.
- Barbara ėshtė shumė vajzė e mirė, por ja qė Zoti i dha kancerin, tha ai. Bėn kimotherapi, por s’e pranon qė ėshtė e sėmurė. Nuk do qė ta pranojė. Ende punon nėpėr shtėpi.
Xho mė vėshtroi njė copė herė pėrmes syzeve tė trasha. Njė kacurrel i trashė i zi i binte mbi to. Mua kujtua dita kur isha prezantuar me tė. Mė qe dukur si njė gjimnazist qė s’kishte pėr t’u rritur kurrė. Kishte humbur tė ėmėn dhe priste tė humbiste edhe tė dashurėn. U largova me keqardhje tė madhe pėr tė. Dhe mendja mė shkoi pėrsėri tek Sara e shkretė. I kishte lėnė nė dispozicion Xho-sė gjithė apartamentin e kishte ikur tė “strukej” tek vajza e martuar vetėm qė i biri pesėdhjetė vjeēar tė kishte mė shumė privaci, e mbase… martohej.

Kaluan pak ditė nga ai takim ogurzi me Xhonė dhe tė hėnėn poshtė tek dera e tij pamė dy policė. “Ndoshta i ka thirrur Xho, tha im shoq. Do tė ketė bėrė fjalė me ata tė katit tė dytė. Ankohet qė i bėjne zhurmė.
Kaq qe ajo bisedė.
Sonte pasi hėngrėm darkė, im shoq mė tha:
- A e di qė ata policėt para tre ditėsh nuk ishin pėr grindje?
- Po pėr ē’farė? Pyeta unė.
- Ka vdekur Barbara… Mbeta pa gojė. S’kishim dėgjuar asnje zė, as njė tė qarė. Askush s'i kishte rėnė derės tonė pėr tė lajmeruar se njė vdekje kishte ndodhur vetėm njė kat mė poshtė... As edhe njė zhurmė.Vdekja kishte hyrė nė tė drejtat e saj me qetėsinė mė tė madhe. Kishte marrė tė vdekurit pa ua prishur qetėsinė tė gjallėve.
Kėshtu kishte bėrė me Ranieron, me Sarėn, me Barbarėn.
Vdekje amerikane.

© Albana Melyshi Lifschin/19 Prill, 2007
(Nga libri “Ura mbi Oqean”, botuar ne 2007)