Ulu prane meje

Ulu ketu prane meje, me thua
te presim bashke edhe nje here
ardhjen e mengjezit, si atehere
bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashke ardhjen e Diellit,
te mos flasim, te mos bejme ze,
kujtimeve te tretemi, se s'do shihemi me!

(return to top)


Pse te desha ty?

..sepse ti prure tek une
thesarin e rinise sime
qe une e kisha kyçur,
E kyçin e kisha fshehur,
harruar e humbur diku..
Si munde ta gjesh ti?

(return to top)


Nuk e di per ju...

Nuk e di per ju
Por sa per mua,
me jane plasaritur buzet
per nje puthje
per puthjen e atij qe dua
qe mbeti atje
qiej larg nga une...

Nuk e di per ju,
por sa per mua,
mua ne mergim nena me solli
per flokesh.
Shamine qe me dha shoku im
ende e qull me rrëke lotësh

(return to top)


E enderrove ate çast?

E enderove ate çast
Kur njerzit do te na linin nje moment, vetem?
Qe t'i thoshim njeri tjetrit diçka me shume
Qe ti te ishe Ti dhe une te isha Une?

Ja tek erdhi..
Ti s'the asgje
Asgje s'thashe dot as une.
Akrepi vraponte ne fushen e ores
ne si kujtim na mbeti
vetem nje shtrengim i lehte i dores..

(return to top)


A ke provuar?

A e ke provuar atë ndjenjë
kur të vjen t'i thuash motër
asaj që motra jote s?është?

Kur të vjen t'i thuash shpirt,
asaj që e dashura jote s'është?
Kur i thua zemër
asaj që nuk rri me ty, prane,
por zemrën me ty e ndan?

Ke uruar ndonjëherë që e dashura,
sinqeritetin e shoqes të ketë?
Po miqësinë që e sjell përtej deti,
  sinqeriteti?

E ke provuar?
Unë, po!

(return to top)


Si ndodh qe...

E di se çpo mendoja tani?
Sikur ti te ishe une dhe une te isha ty
Ne qytet do vihej nje shpallje
"Eshte zhdukur nje vajze 20 vjeçare!"
E do t'i lija tere gojet te flasin

Si ndodh qe djemte 20 vjeçarë
nuk humbasin?

E di se c'po mendoja tani?
Sa mire qe ti s'je une
e une s'jam ti..

(return to top)


Ike ti

Ike ti
dhe diçka u këput
brenda meje...
Buzëqeshja ime
pa gaz u bë
dhe dielli u fsheh
pas një reje.

(return to top)


Nenokja

Eh moj e embela nenokja ime,
ke lidhur duart e rri menduar
veshtrimin tretur pertej dritares,
e di c'mendon, e di se c'bluan

Debore e bardhe ne gracke te zuri
qekurse ke ardhur, e me s'tu nda,
c'debore renka ketu, moj bije
Po ketu tek ju qenka hata!?!

Mbeskat cicerojne ne telefon
Na mori malli o nena, ku je?
Ti ditet me gishtrinj u numeron
Ja erdhi nena o shpirt atje.

Ditet e kthimit numeroj edhe une,
si do me ikesh kaq shpejt keshtu?
Kaq pak do rrish o nene me mua,
pangopur me le nga "xhanet" e tua

Koken ne preher me merr si atehere,
Djal i nenes - ty te ka nena trime,
per ty jam e qete, me ty u cmalla,
Ne Tirane me presin Xhulia, Ana..

Janar 2001, Bruklin, NY

(return to top)


Prangat e miqësisë

Miqtë e mi,

Në më doni,
mos më vini pranga,
mos më thoni më kë të flas,
kur të hesht e kur të bërtas
Lermëni të jem unë!

Në më doni,
gëzoni miqësinë time
ajo është lule që vetiu çel,
njëlloj si zemra urdhëra nuk merr
komandant nuk njeh,
kurth për ju nuk bëhet
dhe as për mua çengel!

Miqtë e mi,
mos i vini pranga
miqësisë sime
As tuajën
në pranga, nuk e dua!


(return to top)


Falje ne avance

Ndonjehere dua te iki diku,
me mire "e vetme"
ne qetesine time,
mrekulluar nga virgjeri
e natyres diku
larg, sa me larg nga ju,
buzeqeshje hipokrite ...

Te Dielave miqte e mi
I kerkoni Zotit tu fale,
e i flisni jo per ato
qe bete dje e pardje, por edhe
per ato qe do beni neser,
pasneser... e deri sa te vdisni...

2001

(return to top)


"Gjer ne vdekje"

S'me hiqet nga mendja piktura e Gojes,
e fishkura mbretereshe para pasqyres,
hoshafka pudroste rudhat e fytyres,
per shpirtin puder gjetur s'kish ...

2007

(return to top)


Mos kerkoni ne poezine time

Mos më kërkoni ne poezine time
E di pse? Sepse une.
mund te jem ne te ardhmen tuaj
mund te jem ne te shkuaren time
mund te ndodhem ne te dyja bashke,
ne nje kufij te shkrire e sfumuar
vehten dhe ju duke kerkuar

Ne u pelqefshin poezite e mija,
mos me pyesni emrin, sa vjeç jam,
as ku ndodhem, syte ç'ngjyre i kam
dhe mos bini ne enderime?
A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores
zemra ime?

Ne e pelqefshi poezine time
mos me pyesni se kush jam
ne e ndjefshi,
Thirmeni thjesht "shoqja ime"

(return to top)


Dashuria e Gruas

Vetem
nje moment
i duhet gruas
te bjere ne dashuri,
ai mund te jete
moment:
admirimi,
sinqeriteti,
boshlleku,
perngjasimi,
egzaltimi,
rrefimi,
mirekuptimi,
keqardhje,
pranvere,
rinimi,
iluzioni,
hakmarrje,
nevoje,
vetem
nje Moment,
per te ngecur
ne gracken e saj
e reth Tij
të endë
fijen e mendimit
tere jeten..

(return to top)


Pse erdhe kaq vone?

Pse erdhe kaq vone tek une?
kur gruri u korr
e ne fushen e perveluar
mbeti vetem kashta?

Pse erdhe kaq vone tek une,
Kur edhe dera e fundit
u mbyll
Dhe dimri te la perjashta?

(return to top)


Buqete lulesh ne te gdhire

Ajo buqete lulesh e jotja
Në ora pese te mengjesit
Miresine time duke lëvduar
Me tregoi padashje
Se ate nate,
Ah, pikerisht ate nate i dashur,
me kishe tradhetuar!

(return to top)


Humba edhe unë

Po ankohen shokët se më s'po ndihem,
se si sëpata pa bisht humba edhe unë,
se u them jam e zënë, e mbytur në punë
se s'po më mbetet më kohë as për vete,
se më kujtohet kur thosh dikur një poete
"s'më mjaftojnë as 24 orë që t'i bëj të gjitha"
të bëj punë nëpër shtëpi, të rris fëmijë,
të pi kafen me ty, një llaf të shkëmbej,
dorën në duar ta marr, të të shoh në sy...

(return to top)


Ku vete e dashur?

Midis dy botëve,
midis dy jetëve,
njëra e lënë,
tjetra e panxënë
ku vete e dashur?

nëna e braktisur ,
njerka e stolisur,
ti ëndër e grisur..

Endesh rrugëve hije
Me bukuri perëndie
Natyre pranvere përreth
Për ty asnjë shije ..

Mbetur përjashta
në gysëm të rrugës,
shpirtdjegur, gaztretur
Fytyrë e mermertë,
Me bardhësi vdekje
ende e pavdekur

Gusht 2001

(return to top)


Drejt Diellit të Jugut

Kaq dite udhetimi
drejt Diellit te Jugut
sa shtete kalova e ndrova nje stine,
per te ardhur tek ty
shoku im!

Dhe ç'qe ai moment aq i bukur,
(O Zot, sa i bukur qe!)
Drejt meje ti rendje i lumtur
"O mikja ime,
ja tek me ke!"

Ç'qe ai mall aq i madh
O shoku im ç'qe!
Zemr'e lodhur pritjes se gjate
si s'me leshonte
perdhe!

Ç'qe ai mall aq i bukur
O mikja ime, ç'qe!
xhaketa dimerore
me kot priste
t'i ktheheshe atje!

(return to top)


Për ELDËN

Një shall të hollë mbi sy do të hedh,
               një shall të zi
Flokët e gjata nën kapuç do mbledh,
               do ti fsheh nga ti
këpucët me taka tutje do ti flak
               të mos i gjej njeri
me rripa lëkure këmbët do lidh,
               s'do e besoje as ti
me vrap nga deti te shkëmbinjtë do marr,
               nga venim të dy
se malli për ty më mori çdo gaz,
               e s'ma di njeri

Maj, 2001

(return to top)


Mos me idealizo!

Mos me zbukuro e dashur, mos me idealizo
Se nuk jam ashtu
Sikur te guxoja te te veshtroja thelle ne sy,
E di se cfare do te te thoja tani?

Kur t'u afrova ne fillim
Desha vetem te lozja..
Tani qe te njoh
Nuk jam i denje per TY!

(return to top)


Luleshqerat ne Williamsburg

Uaa!
Se dija qe mbreme
kisha rene te flija ne nje hotel
te rethuar me luleshqera.
Lulet e femijerise sime.

Te kujtohet?
Mbushnim dikur preherin me to
I benim kurore, i vinim mbi floke
sa here qe çelte pranvera.
Pastaj guisnim, qeshnim, gezonim
te çkujdesura kodres poshte vraponim
ndersa fustanët na i merrte era.

Uaa!
Nuk e dija qe ne Williamsburg (colonial)
do gjeja kaq luleshqera!Lulet e rinise sime.
Te kujtohet?
U këpusja petalet: me do s'më do, më do s?më do..
tek ngjiteshim nga kodrat pasditeve vonë
Ti qeshje: Pse s'e nis ne te kundert,
Te te dua pergjithmone?

Çudi!
Nuk e prisja te zgjohesha sot
Ne kete vend te huaj, ne Williamsburg
e rethuar me luleshqera,
Ndjeva si erdhi tek une, edhe nje here mrekullisht
Pranvera!

(return to top)


Pushteti i muzikes

O Zot,sa e ndjej
pushtetin e muzikës!
Më rrëmben të tërën
më derdhet ne zemër
më vërshon në shpirt
më ngre peshë në ajer
lotë lumturie notojnë në sy
është i vetmi moment
kur të tradhëtoj ty!

(return to top)


Ç'bote e mpleksur!

Telefoni im ra dje...
Dikush me quajti shpirt,
Uf! e shtyva me dore tutje...
(pse valle, na duan ata qe s'i duam?)
Nje telefoni tjeter i bie une sot
me vjen ti them "zemer"... dhe ngrij
Po sikur te me shtyje
tutje me dore mua, AI?
Ç'bote e mpleksur!

(return to top)


Trupi dhe shpirti

Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,
me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter

(return to top)


Mbetje poezish

E di sa mbetje poezish kam?
Të harruara në sirtar, të lëna në kompjuter
Të hedhura mbi tavolinë, te shkara nën të
Të ngjeshura në çantë e nuk di ku më...

Vargje të vetmuara
Shkulur nga poezitë e mia
Copëza dhimbjesh të fshehura në gji
Vetëm për të mos t'i dhënë ty.

Qortime për pakujdesitë e tua
Për lëndimin e krenarisë sime
Fjalë të tuat të hedhura pa vënd
Kafshime mbi buzë të emrit tënd

Janë zëmërime, kapërdime, përbetime
Për hakmarrje që kurrë s'ndodhen
Buzeqeshje të prera në mes, ironi,
Dëshira të shtypura, që ti si di..

Ti s'do ta marresh vesh kurrë
Sa herë më pate ligeshtuar
Sa herë malli me pat marrë,
Sa here, që të njoha jam penduar!

(return to top)


Çukitje ne dritare

Nje zog i vogel çukiti ne dritare
E mora ne pellembe e mrekulluar fare
e mbeshteta ne faqe,
e ushqeva ne duar..
"Ika, tha papritur
se kam shume per te fluturuar.."

Stinen tjeter per çudi
U kthye perseri
Çuk-çuk, çuk-çuk
"Si ti, qe atehere
S'me ka perkedhelur njeri.."

"Zog i dashur.. - thashe
S'te perkedhel dot me,
edhe po te dua
Nuk i sheh duart e mia,
ende ne fasho nga çukitjet e tua?

(return to top)


Tradhetisht

Me the se kishe mbetur
Pa gjysmen tende...
Ta zgjata doren
bujarisht

Ndersa une shijoja
miqesine me endje
Ti shkiste tutje
Tradhetisht.

(return to top)


Prifti i çpriftëruar

(Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik
dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik).

Kur ai ngrinte lart syte e kalter dhe i falej zotit per besimtaret e tij,
ngrinte mbi ta dashurine e mbledhur nga dyqind pale sy,
Zoti ngjyren e kalter ia kthente ne gjelbrim katarakti qe t'ja percillte
atyre te ndare ne dyqind sterkala kristal uji dashurie

Por ajo Anna Mari Shik, syzeza e bukura,
perria e Kishes, gjithnje ne rradhen e pare
te teren per vehte e donte
dashurine e Dominikut, ne dyqind pjese te ndare

Dashurine 200 pjeseshe e ndare shenjterisht,
me fuqi magjie, djalli (kush e di si)
e shumezoi me vehtevehten tinezisht
dhe e derdhi ne syte e Anna Maris

Kur vajza ngriti qepallat me zjarrin e dashurise qe vjedhur
Te digjte priftin e bukur, te devotshmin Dominik.
Prifti ndjeu turbullim gjaku, turbullim djali,
E kaltra e syve u mbulua me mist,
tek ngrinte syte lart nga Altari
ndjeu zbrazetire t' i zgjaste Zotit perunjesisht.

Ne gjunje e ulen prifti Dominik,
me syte perdhe, i poshteruar te pranonte fajin
qe s'qe me i denje per altarin,
se urdherin e vet kish dhunuar
se kishte fyer vete te madhin Zot,
Shen Merine, me Anna Marine kishte nderruar
nemur nga Ati do qe pergjithmone,
nga njerzia pergjithmone i harruar.

Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik
dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik.

(return to top)


Dhimbje dhe mall

(emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)

Sot bulevardi i rinise sime tiranase
me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje
E tronditur ne mes pranveres se dubluar,
shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte,

Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu,
por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi!

Damaret e gjakut na i prene vellezer, damaret e jetes
ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur, gjaku te mos na ike,
te mos na prishet, te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem,
dhe ne gjunje te mos biem po ashtu.

S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine, Tirane,
çfarë ndjeva ishte dhimbje dhe mall...


Te dashuruar ne internet

Çudi sa te lumtur ishim,
sikur kishim kapur rete
s'pushonim se foluri
ne internet!

Ku i gjenim tere ato fjale
Ate dialog qe fund s'kish..
Naten s'na zinte gjumi
duke pritur diten te vinte
serish

S' ishim pare kurre..
Po c'ka rendesi?
Kur ty te duket se je une
dhe mua me duket
se jam Ti?

Eh, sefundi kuptuam
se s'ishim vetem shpirtera..
Erdhi ai moment
Ngopje apo urie(?!)
(qe moment gjenie)
kur une doja te vija tek ty,
apo ndoshta tek une,
doje te vije ti.

Dhe erdhem...
e bashke me ne erdhi edhe
zgjimi
I dashur,
Ekrani duhej te kishte pasqyre
qe te na ruante nga
zhgenjimi!

(return to top)


Trinity Church

Trinity Church- kishë ne Manhattan
perballe American Stock Exchange
(Mos thuaj qe se gjen dot)
Eshte kishe si çdo kishe ..
Rrotull me varre e lule plot
por ndryshe nga gjithe te tjerat
ketu nuk gjen hidherim, as lot.

Kisha Triniti ka varre,
te gurte, te mermerte, te lashte
e stola n'mes varresh me çifte plot
te vdekur treqind vjeçare,
burra shteti ka, dhe emra te ralle,
fisnike qe injoruan friken
Angline luftuan per te bere Ameriken!

Triniti Church eshte kishë si çdo kishë
veç si askund tjeter, n'oborr te saj
sheh te rinj qe kembet shtriqin mbi stola,
(stolat te rethuar nga varret)
vajzat qe i zgjasin diellit buzet, sheh,
symbyllur tek zbathin sandalet.

Po te vini ne Manhattan, NY City
perballe me American Stock Exchange,
mos rrini pa ndalur ne Kishen Triniti
Duket kishë si çdo kishë,
apo mbase me e bukur se tere te tjerat,
Ne stole rethuar nga varret e lashte
sheh te rinj qe i gezohen pranveres..

(return to top)


Jeta siç vjen..
(intermexo familjare)

Mbrëmje vonë
në divan sytë
mi mbyll gjumi
ti thua "ngrihu fli"
ik, se edhe unë,
ja, tani do vi!

Duke u lëkundur
unë ngrihem,
hyj në dhomë
deren e le pak hapur
si gjithnji,
që te mos bësh zhurmë
kur te vish ti

Jam ne gjumë
më zgjon përplasja jote e derës
si gjithnji
Nën jorgan këmbën shtri
ajo bie në të ftohtë.
Paska qenë era që mbylli derën
s'paske qenë ti!?

Hej, bela...
duhet të çohem, se e di
në divan pambuluar
do të kete zënë gjumi ty
Sahati trokiti: një, dy!

(return to top)


Vetem nje moment

Jepmeni nje moment qetesie
  o njeres!
Vetem nje moment,
jo nga ato qindra qe u kam dhene une
por timin, vetem timin dua
qe tu them syve çlodhuni,
tu them buzeve mos flisni,
mendimit te lodhur ti them Ndal
se edhe bota ndali
  nje çast ..

Jepmeni nje moment,
vetem nje moment prehje dua
qe pastaj ne tornedo te kthehem
me vehte tu marr, ne qiell tu ngre
e pastaj
  perjetesisht te fle..

(return to top)


Rini e dyte

I.
Sot arrita moshen tende dikur, nena ime
Te sjell ndermend te vetme,
veshur ne terrta, mbytur ne mendime
buzeqeshja jote mbetej pergjysem
si buka e mengjezit qe ne çante ngrysej.

Dikush atehere me pat thene:
jepi leje nenes te martohet
Ajo eshte e re, ti do largohesh,
e vetmuar do mbetet. E vetme, si jetohet?

Nena ime 40 vjeçe te martohej perseri?
Humor qe, a si? Me beri per te qeshur. ..
Une qe vehten ne te bardha enderroja
si mund te perfytyroja ne vend' tim
nenen, qofte edhe me te kaltra veshur?

Ecja rruges si e dambllosur ate mbremje
s'me ndahej as syri qortues i Henes
Vërtet e ke,
qe s'do ti thuash gje nenes?

Une "fola" me nenen,
tek shtronte darken
si shaka ja vura perpara
Ulu te hash, tha ajo
dhe fshehu syte nen qepalla

Nena ime s'u martua kurre,
Zgjodhi me mire,
mbi kurriz nje mal dhimbjesh te mbante,
se hallet me nje burre te dyte t'i ndante.

II.
Thone qe fatet ngjajne apo trashegohen,
une nuk di ç'te besoj, por erdhi ajo dite
qe jo nena, po une,
per te dyten here te martohem.

Dhe ndodhi kaq larg nga vendi im,
Gezim qe afronte trishtimin
kur nenen time s'e kisha prane
te me jepte nje fjale bekimi

Vjehrra e ardhshme ngriti koken:
E dashur, sikur gje s'me the?
Une martoj djalin, do bej darkë,
gezim kam. Ti, gezim nuk ke?

Dhe vjehrra -nene, ne tavolinen e pare
gezohej me mikesha e miq te pamoshe
veshur me lajle e lule, gjysher e gjyshe
Nga nena ime ..krejt ndryshe.

Im bir 20 plot, shok, vella e djale
doren ma ve ne sup,
faqesh me fshin nje lot
Ai që i vetmi me pat thënë:
E di o ma qe me do shume,
por merak mos kij per mua!
Martohu o ma, martohu!
Une te lumtur te dua!

Shoket e shoqet vijne rrotull
Te kristaltat gota perplasen n'urime
Nga zemra m'pikon ne syte e perlotur
gezim -trishtuara nena ime

III.
Dielli loz me perden e mendafshit
Mengjezi ka ardhur, une ende fle
Me zgjon telefoni vjerres-meme
mesazhin tek le :
"Honey, do shkojme per nje sebep neser,
duhet te veshesh nje fustan te ri
une ngjyre roze do ta blej timin,
ti, mos e do ngjyre flori?

Ky ze i qeshur me dritheron
me kthen ne te largetat kujtime
Me djeg te shkruaj
(sa borxh ja kam!)
per te shtrenjten nenen time?

...gishtrinjte me dridhen
c'te shkruaj valle?
Qe nena ime Zakonin kish ruajtur ne zemer,
me shume se dashurine?
Apo dekoratat e njerzve per ndershmerine?
Se qendroi "e forte" e nje gjysëm llaf si doli,
e bravo i qofte, se burre te dyte s'mori!?

O Zot, ç'të kujtoj, ç'tu them
Eshte Dhimbje e madhe Nëna
Dua t'u rrefej, por s'u rrefej dot
Kuptomeni..
Syte me jane veshur me lot ..

IV.
Dhe ja tek vini ju, gjenerate e trete
Mbi kete bote te madhe-veshtrim i sinqerte,
Ne bebes ua shoh enderimin
lereni jashte te fluturoje
mos ja prisni rrugen me hije trishtimi

Pellumba te bardhe leshoni ne horizont
E rendni pas tyre si pas balonave femijet
e ne u pengofshi rruges, si femijet ngrihuni prape,
te biesh e te ngrihesh, nuk eshte mekat

Dhe Ju te duruarat, fisniket vajza
ju qe gjithshkaje i jepni jete,
ne gabofshi,
mos i mbytni ne lot qepallat,
mos i ulni syte, degjomeni,
ne dalje te tunelit te erret
ju pret nje RINI e dyte!

(return to top)

 

Poetit mos i beso..

Ne oazin e dashurise
"ngritur për mua"
më thoje
Në qofte se një ditë
për dashurinë do shkruaj
vargjet do te jene per ty
per keto duar, per keta sy
vec per zemren qe ke ti!

Sa shumë uje kaloi nën urë
Kroi u shter, u tha
Fushe e verdh'u pervelua
kallinjte u poqen,
u mblodhen, u bene duaj
Nje yll shendriti ne qiell
pastaj u keput e ra,
po ajo poezi kurrë s'u shkrua

Ne oazin e dashurise
Ngritur dikur per mua
njerzit te pane, një tjetre
tek i peshperisje ato fjale
qe dikur mi pate thene mua!

(return to top)


Batica

Deti u fry, u zmadhua
Valet e qeta, u shqetesuan
U bene dallge
perendimi i zjarrte i perfaku
pastaj Dielli mengadale
u zhyt i teri
Ne ate batice dashurie..

zjarrin per te shuar,
mallin per te tretur
freskine per tu marre
nese u kish mbetur

Pastaj batica ra, deti u terhoq
Territori i pushtuar, u zbraz,
u zbulua perseri rere e lagur
Dielli s'qe me aty

Deti u ftoh, u tradhetua
zbathur ne breg
Nje vajze fshinte lotet
pulebardhe e vetmuar..
kerkonte shoket..

(return to top)


Nje sandale e vogel

Nga ves' e mbremjes njomur
ne barin e gjelber
nje sandale e vogel
Shket, rrukulliset
e buze gjolit bje..
Rastisa une atje, qe te
perkulem, ta ngre..

E njoha..
S'e kisha harruar as ate
As kembken qe mbante veshur
e bardhe, e vogel, thember-njome
me sandalka femijesh veshur
Me pelqente t'i gudulisja gishtrinjte
ajo mekej ne te qeshur?

Nga gjoli te lagur sandalen lart ngre,
Kembezbathur pas kurrizit
shfaqesh ti atje
Qetesisht, (O zot sa qetesisht!)
zgjate gishterinjte per ta marre,
A thua se ishe nje vajze tjeter
e une ndonje i panjohur i marre?

Nga ves' e mbremjes njomur
ne barin e gjelber
nje sandale e vogel
Shket, rrukulliset
e buze gjolit bie
Nga rastisa une atje, qe te
perkulem e ta ngre!

(return to top)


Tri here e hutuar sot..

Sot qe te takova ty:
Me kaloi pa vene re
stacioni i autobuzit ku do zbrisja,
Ngaterrova telefonin e shtepise,
qe tu thoja se do vonohem,
I lashe motrat pa mënd
kur thirra vellain me emrin tend!
A te mjaftojne keto te tria
Te thuash e trullosur nga dashuria?

(return to top)


E papritura

Ç'qe kjo e papritur
për ne sonte!
Habitur, shtangur ,
mekur mbetëm të dy,
bota s'qenka aq e madhe,
sa thonë,
për tëmë harruar ti mua,
e humbur unë ty!

(return to top)


Dhimbja

Oh, sa e rëndë kjo barrë,
e rëndë sa padrejtësia
e di që të theu në dysh
kur e lëshova mbi ty,
Po unë? Besomë i dashur
tani mbaj atë dhe
dhimbjen tënde.. të dyja!

(return to top)



Ditlindja jote ne kutine e postes

Ti nuk do te jesh aty ne ditlindjen tende
kutia e postes do presi urimet per ty,
Urimet, pergezimet, perqafimet
Mbase edhe puthjet ajo do t'i prese
Po si do ti nxerë valle?

Ato do te shtohen, do shtyhen,
nga pritja e gjate do merziten,
ndoshta zemerohen, qetesohen

e pastaj
njera tjetres do i bejne vend,
me durim do presin sa te kthehesh
per te te lene pa mënd!

(return to top)


Lere pluhurin e harreses te bjere

Ndjenjat kapertheheshin ne germa te zeza, te kuqe
zvariteshin ne shenja pafundsie nenkuptimesh
ne kotesira enderimesh qe beheshin pluhur
ne ardhje agimesh?
Keta ishim ne, dy te panjohur qe misteri i panjohjes
deshira, tundime na ngacmonte
etje e pafund per te thurur rrjeta merimangash
neteve pa gjume

Ndaj lere pluhurin e harreses te bjere..
Mos u pendo qe se kaperceve muzgun
e as agimin, per te bere "trimin"
Qe permes ekranit duart s'i kalove dot, mos u pendo
Me mire keshtu, pa dhimbje, pa lot.

Lere pluhurin e hareses te bjere
te mbuloje germat kembeshtrembra
dhe merimangen me rrjeten e saj kacavirese
qe nuk mundi te na zinte, te na mbyste
lere edhe ate, te çjerre,
poshte te bjere.

(return to top)


Më dhëmb miqësi e humbur

Me dhemb miqesi e humbur
Me dhemb o shok vertet
Ta harroj me thua?
Nuk mundem..
Duhet te harroj Ty vete

Sa keq me vjen o shoku im,
Me dhemb ne shpirt, vertet,
se miq siç ishim,
më s'behemi dot
Te pakten jo ne kete jete

Cili gaboi?
Kjo s'ka me rendesi
fajin te tere mbi vehte e marr,
veç te kthehesha
edhe nje here tek ti

U nis me aq kujdes
u latua me aq dashuri
mbi pellembe te dores
e vume
dhe ishte thjesht... miqësi

Ah, si e humbem miqesine
Si e humbem...
Per te do na marre malli
qe shume e bukur per tu besuar
U be xheloz vete djalli.

Oh, sa keq me vjen
per shoqerine e humbur
sa keq!
Shume humba une
por edhe ti ndoshta ...sa shume!

(return to top)


Moment

U ktheve nje moment
sa te shkembenim lotet,
vetem nje sekond
sa te me ngrije koken
u largove i kerrusur
duke mallkuar boten..

(return to top)


Mos me thoni "mire se erdhe"

Mos më thoni "mire se erdhe"
Se nuk po u sjell dashuri
Kengen e dhimbjes sjell
Dhe boten te shplare ne gri

Le te trokase shiu i veres
mua më s'do më ngacmoje
Le te vije Vjeshte e Mios
nje tjeter do te frymezoje

le te bien gjethet
shumengjyreshe
mbi asfaltin e zi,
sixhade Persie
nuk krijoj më me to..
Luledeleve,
s' u kepus më petalet
duke pyetur me do, s'me do..

Le t'i afrohet vala bregut
emrin tend per ta rrembyer
Ai fshire do jete prej kohesh
S'do e kujtoj si gje e vyer..

Ju thashe
te mos me thoni "mireseerdhe"
Se s'jam më ajo e para,
Por mëshire nga ju nuk dua,
Dhe as te me quani zemër vrara.

(return to top)


Dashuri adoleshentesh

U be tre dite i dashur
qe s'jemi pare
Ç'po ndodh me ty? Ku je?
Malli s'te ka marre?

Kam vrare buzen e dashur
e ti nuk e di
sa po me çmend mendimi
qe s'te puth dot ty

Lerme mua kesaj radhe
nuk do t'e lendoj,
ku i dihet, i dashur
mund te te sheroje

Edhe une kisha vrare doren
ate dite qe m' the te dua,
buzet vure lehte mbi plagen,
dhe oh, dora mu sherua!

(return to top)


Petale te thara

Sot ne zarf brenda nje libri
me erdhen dy petale te kuqe

Trendafili i thare ngacmoi kujtime,
djalin çapken ne rinine e pare,
foshnjaraken dashurine time

dy petalet - qene buzet e mia
qe ai at’her si puthi dot kurre,

kepusja petale mbi buze i vija
qeshja shenjterisht siç qesh femija
s'e dija se kisha lindur per nje burre.

(return to top)


E shkuara

Mos e kerko vehten tende
ne poezine time, se nuk je me,
veç hija e se shkuares ka mbetur,
mbase dhe per pak do te mbese
derisa koha ta tresë.

Mos e gjurmo vehten tende
ne vargjet e mija,
fantazma po iken, po shket
zemra ka vdekur qekuri,
goja per te folur, më s' flet

(return to top)


Zemra dhe sedra

Te lashe vete te ikje
Se qe me mire per ty
(Jo se mu bere i huaj)
Tani qe sedra eshte e kenaqur
Zemra le te vuaj..

(return to top)


TI që

Ti qe me hodhe e perdrodhe
qe me shtype, me shtrydhe
me bere te mos fle,
hije, shpirt, a dreq ç'je?
me shkatrove gjumin
me more naten
si fantazem me ndoqe
ne endera me dogje,
e pastaj me shtyve
piper hedhur syve:
Se sheh kush jam
si mund te te dua,
as une s'jam per ty
as ti s'je per mua!

Tani te shoh si qan me lot,
Se zemren nga mendja
S'e shkule dot,
se edhe une me mendjen jam,
zemren e koracova
e bera kurban,
tani s'me kthen dot tek ty,
se s'kam me zemer
dhe s'kam me as sy!

(return to top)


Kokëfortësi

Sa e çudiçme je moj aman,
pse behesh si femije,
me zor do te te thote tjetri:
Te kam xhan?!
Kjo çfare kerkon ti,
Nuk eshte dashuri
Lot mos derdh kot
eshte kokefortesi
per ate qe s'arrin dot
Kokeforte, sederlënduar
Pse s'shikon ate që te do
Po per nje tjeter
Kot se koti vuan?

(return to top)


Ti ishe nje aksident

Ti ishe nje aksident,
u pengova, rashë
pak gjurin vrava
mu bë me pluhur
e fshiva
u ngrita perseri
e perpara ngava

tani di te eci
e s'me ben dot magji
Mesova te dalloj
edhe pengesat si ti

(return to top)


Frymezimi

Ç'qe ky frymezim i gjate
që më dhe..
I gjate dhe i pafund
sa ballësh valle
ky tërmet qe,
që zemren ende
po ma shkund?

(return to top)


E Vetme nje mengjes

Dhe ja si vjen puna
te ngrihesh nje mengjes
e te mos shohesh askend
qe te prese zgjimin tend..
As arome kafe perreth
qe te hap syte dhe arome cigare jo e jo

Ne net s'gjen as nje "miremengjes "
nga ata qe mengjesin dite e kane
veç lajme te vjeteruara gjen
nga ato te nates se shkuar..

Ku iken te gjithe keshtu?
Si kaq papritur vetem te lane..
Te harruan, vaten , shkuan,
Nje fjale s'te thane

Terheq kembet ne kuzhine
ve kafene qe ta pish
e vetme e helmohesh
Do kete edhe dite
kur do jesh vetem ne jete
Eh, e dashur do mesohesh..!

(return to top)


Shinat

Ndjenjat si trena te çmendur
vrapojne mbi shina paralele
               perjetesisht
Afrohen, renkojne, ulurijne e ndahen
per te thyer qafen diku tjeter
               perfundimisht

Shina qe zgjaten ne pafundesi
Me destinim per te mos u takuar
               kurre
Njera isha unë dhe tjetra ishe Ti?

(return to top)


Përsëri zgjuar

Më gjeti zgjuar edhe ky mëngjes,
Mbi libra, fletore, shënime
Mbi nje tavoline të gjere, të bardhë
Menduar gatuaj të ardhmen time..

(return to top)


Mëngjesi

E keni vënë re?
Këtu mëngjezi vjen me cicërima zogjsh
jo me këngë gjelash
bari bërë dush me ves te ftohtë
ujin e tepërt hedhur kangjellash

(return to top)


Ekuiliber

Vetëm një tis i hollë
E ndante miqësinë nga dashuria
Sa u kujdesëm të mos shkisnim!
S'mundëm..
tani i qajmë të dyja!

(return to top)


Tinguj

Ç'dhuratë për mua sot,
ky koncert në pjano e violinë
monotonine e përditshme tutje hedh
si vjetërsirë flak vetminë
Zërat e pranverës sjell
përplasje flatrash- zogj në fluturim
gurgullimë ujrash,
zambakë të bardhe në oborrin tim
një derë e magjishme që hapet,
nje qilim i gjelber dhe i pafund
arome e barit te posa mbirë..
Lëshohem në ngazëllim shpirtëror
jastëk nuk dua për t'u shtrirë

(return to top)


Mjaft!

Mjaft me vargje për dashurinë
më thoni ju,
Ato ta kane përpirë krejt mendimin
Ndal !
I them vehtes edhe unë
dhe shoh..
si bota ndal rrotullimin

(return to top)


Ti nuk më do më...

se më deshe veç qëngj të butë
edhe vetëm pranverë
por une ashtu nuk behesha dot
se ashtu s'do isha e plotë
kater stinëshe jam,
si shumë të tjerë..

(return to top)


U shfaq nje grua...
(mes dy pragjeve)

Dhe do vije nje dite
Qe ti burre thinjosh,
Ballin e ngrysur
Do kruash, ferkosh,
do sjellesh ndermend
nje kohe ne mes,
nje moshe te veshtire,
nje moshe e vyer
femijerine kishe humbur
burrerine ..pa kapercyer

Ne mes dy pragjeve
t'u shfaq nje drite
u be si lemsh
reth tu ngaterrua,
mendoje se dije shume,
e gje s'dije hiç
n'ate drite t'u dha
si fantazem nje grua
Gojen, magjisht ta mori
më s'dije ç'flisje
hije u bere dhe ti
zure pas ta ndiqje
Të prekte floket
të puthte syte
pa fryme ti prisje...
ajo buzeve u shkiste...

U lekunde, turbullove,
femijerine vajtove,
spazma ne gryke tu ngjit
t'u mberthye keq
deshe te vrapoje,
ku do shkoje, fatkeq?
Nuk dije si te ikje
nuk dije si hyre,
kerkoje nje dere
te perplasej, te mbyllej
te te linte jashte ty
të zënin ne gracke

I lodhur, çgenjyer
fashove zemren
rrahje mos e degjoje
thelle e fshehe
mbase e harroje
por edhe prej andej
ajo e nxorri
e hidhte e priste
(ç'dhimbje kraharori)
Pastaj në duar
si inxhi e mbante
mbi të qeshte,
mbi të qante...

(return to top)


Mos me thuaj te shkruaj...

... sonte.
Sonte jam e lodhur,
Mendimi vjen i vakët
Vargu s'shtyhet më
më mirë ik, më le

Mos më kërko poezi sonte
Se nuk shkruaj dot
macka me fletoren time,
ka zënë e po lot
Le të shkruaj ajo,
me kënaqesi e lë
qepallat po më mbyllen
sa dua te flë!

(return to top)

 



Çapkene

S'e di pse me pelqen,
te te ngacmoj ty,
ne shtepi kur kthehesh,
te kerkosh cdo qosh,
e te mos me gjesh,
kur buzet te varesh,
e jashte te dalesh
fshehur pas dere
femijerisht te qesh,
ne krahe t'me marresh,
e lart te me ngresh.

Gusht, 2001

(return to top)


Buka u thye

..ne u shëndruam
në dy gjysma të ndara
nga e njëjta dhimbje
dhe mbetem një moment
ashtu pranë
për të vuajtur dhe
çastin e fundit
        të... ikjes

(return to top)


Dje preva floket

I dashur,
dje preva floket,
floket e mi te gjate
qe aq shume i doje ti
floket qe te mbulonin
gjoksin mbremjeve
tek vija koken
mbi ty.

I dashur ,
dje preva floket
qe te te harroja ty
I pashe si u keputen,
si rane,
nje fshese i mblodhi
bashkë me plehrat,
tutje i hodhi...

Sot u zgjova
floke prere,
qafezbuluar,
fytyre e çudicme,
ne pasqyre
shperfytyruar
aspak e lumtur
aspak e qeshur
vetes ngerdheshur,
pa ty dhe pa floket
dy here e çveshur.

(return to top)


Goditja e të kaluarës

..papritur mu mblodh
nje gjë e rëndë në gjoks,
një dhimbje e madhe
që më kërrusi poshtë,
rashë përmbys në shtrat,
s'e shtypa dot,
ç'peshë e rëndë në zemër,
lotët jastekut shkisnin,
në ekran kisha parë sërish
"te harruarin" emër...

(return to top)


Që ti nuk pergjigjesh...

..nuk e di ç'mendon për mua
por në mendofsh keq,
s'është çudi
se njihnim aq mirë njeri tjetrin
sa të bëja aq shumë për ty.
Çfarë ndodhi mes nesh,
më s'ndreqet
të lutem në të tëra kishat,
të falesh në të tëra teqet!

(return to top)


Puthja

Dy herë hyra sot ne dush
dy herë dola..e tharë
Puthjen që më le në gushë
Nuk desha uji të ma marrë

(return to top)


Letrat

Letrat që më ngacmon
ndër sirtare,
nuk janë dashuri për një tjetër
dashuria ime për ty janë
e lënduara, e plasaritura
dashuri e vjetër...

(return to top)


Poezia

Kam kaq gjëra për të bërë
Përveç se të shkruaj poezi
Por ajo më ndjek nga pas
kudo që jam, ngado që vete
më ngacmon, s'më le të qetë
më bën të lë çdo gjë tjetër
me sy kthehem e kërkoj
nje laps e një copë letër...

(return to top)


Gjethja

Nje gjethe vjeshte
Si pellembe e hapur,
ne ajer fluturoi
duke u luhatur,
mbi gjoksin tend
ra te pushoje

I mrekulluar
Me mbeten syte
ne ate gjethe vjeshte
Si kishte mundur
te bente aq lehtesisht
ate qe une studenti
kisha enderuar ne vjete?

(return to top)


Efekt tingujsh perseri

Si munden tingujt te derdhen
keshtu ne damaret e mi
e ata-perrrenj lumturie
vershojne drejt zemres,
ne marramendje si balone
ngopet zemra,
te dehur lart me ngre,
valsin e lumturise te marr mbi re
e gjithe bota e trishtuar ka mbetur
poshte nen kembet e mia,
sa poshte, sa larg... atje.

(return to top)


Divorc

Thanë "u thye buka"
(për një bukë që s'qe zënë kurrë)
Thanë "I ndane rruget ate mëngjes"
Por s'thanë:
"U nda edhe një fëmijë në mes"

(return to top)


Perralla ne internet

Ne s'njihemi , ne s'shihemi
Permbys mbi kompjuter
mberthyer nga një magji
ti pret per mua, une pres per ty

Nje pelhure te padukshme
endim me endje
qe fashitet mengjezeve
e merr vrull çdo mbremje

Dhe çuditerisht
sikur ndjejme dhe mall
edhe pse eshte genjeshter
edhe pse eshte peralle

me padurim, si femijet
e presim çdo nate
pa peralla s'na ze gjumi
symbyllur peshperism: dua prape...

(return to top)


Kërkim i trishtuar

Natyre e mjere,
pareshtur derdh shi,
pareshtur derdh lot
Mbi tavoline, nje tufe lule
Dy pjata, dy gota ,
Dhe birrë per ty vë sot
E ulem e vetme
ne ditlindjen tende
e pres e vetmuar
me kot, me kot...

Mbremja lëshohet
e rëndë, e shurdher, pa sy
mbuluar nen nje gunë te zeze
stolave te parkut të kerkoj Ty
Nate vone.. sa vone nuk di
Mbi gjurmet e tua kembet zvarris
ndaloj ketu, aty ndaloj, e mpire
me behet zerin tend degjoj:
"E dashur, ç'ben ashtu?
u bere ujë, ik në shtepi,
merak per mua mos mbaj,
per mua merak mos ki
Sonte me engjej ditlindjen ndaj
hera e pare që s'te ftova ty."

Natyrë e mjerë,
e pangopur me shi
more ti edhe lotet e mi
Mbi tavoline, nje tufe lule,
dy pjata , dy gota
dhe birrë për Ty vura sot
E vetmuar perballe vdekjes,
ulem, pergjerohem te te ktheje
më kot, më kot...

(return to top)


E di per çfare me ka mare malli?

...per te ngrene si atehere
buke, djathe(nga djathi yne)
domate e nje cope kastravec
(me arome kastraveci)
apo Fergese me gjize
me ka marre malli...
Rrobat ne oborr per te ndere,
kur ka diell edhe ere
me ka marre malli,
per tu takuar me ty ne errresire,
fshehurazi tek shkolla,
per shetitjen e gjate ne bulevard
oh, sa me ka marre malli!
Per te ndjere pak te ftohte dimrit,
dhe veres per nje gote dhalle
oh, sa malli me ka marre!

(return to top)


Kjo poezi eshte per..

...nje ndjenje te harruar
qe ngriti koke, u gjallerua,
qe para se te gezohesh
u turperua, se i thane
s'je e vogel, por je grua
qe u terhoq me dhimbje
e u fsheh me lot
ne nje skute te shpirtit,
thelle, ku s'gjendet dot
ku leshon klithma,
që njerzit s'i kuptojne,
po marrin pishtaret
e zene ta kerkojne,
duan ta kthejne
por s'e kthejne dot me
ajo rriti thonjte,
egersire u be.

(return to top)


Te ka marre malli?!

Për c'fare i dashur?
Për fjalet e mia,
që u kthyen
ne psherëtima,
për psherëtimat
që u kthyen ne lot,
për PO -të që s'i thamë dot.
...per netet pa gjumë,
per fantazite lume,
per enderat
qe ne mes i keputëm,
të mos na marre malli më,
edhe Zotit i u lutëm?
Per çfare?

(return to top)


Merak

Kaloj mesazhet me shpejtesi
Po me mungon ti
S'te pashe as dje, as sot
Madje as pardje...
Ç'te ka ndodhur, ku je?
A thua vjen nga puna
aq i lodhur valle,
sa s'shkruan dot dy radhe?
Nje dite mungova une
Dhe me the te mori malli
Po tani ç'u bere Ti?!
Me bere merak vertet,
e di?
Ka shume rendesi
edhe vetem nje fjale, siç
ka rendesi te jesh gjalle
pas kesaj mund edhe
te grindemi po deshe
Ti quame liberale,
une te dhuroj nje qeleshe.

(return to top)


Çast

Qe nje çast ndarje,
nje regetim zemre,
nje moment i vockel
ate buzembremje
I hutuar ishe,
kaq prane me kishe
po nuk dije c'te beje,
doren te me shtrije?
apo perqafoje?
Bera une nje hap
ti nje tjeter shtove
ekulibri ra, koken
tek une leshove...
Qe nje çast i vockel
ate buzembremje,
ti ndoshta e ke harruar
une e kujtoj me endje...

(return to top)


Sekreti i rinise time

Nuk ka asnje sekret ketu
"Sekreti" ishte vetem
qe une e rizbulova ate,
qe fshehur ne nje skute
te shpirtit, harruar
nga une dhe nga bota
E mora per dore
dhe e nxorra ne drite
ne fillim mbuloi syte,
e vrau dielli dhe u terhoq
pasaj u derdh si krua,
u çudit q'e desha aq shume,
ndriçim fytyres me dha,
lumturi me fali,
e me tha te dua.
Kerkojeni edhe ju
në e paçi harruar diku..

(return to top)


Perpiqem te kuptoj ty

E di qe te kam prane
pas çdo poezie timen,
te shoh si buzeqesh lehte
mbi to, mbase zhytesh
edhe ne enderime, por
ti nuk je si gjithe te tjeret,
ti nuk nxitohesh
te pyesesh per mua,
ti mua me lexon ne vargje,
dhe me çon ca te shkurtra
oh, sa te shkurtra mesazhe..
Sot i mblodha te tera tok
rudha ballin mbi to
per te gjetur kush je ti,
dhe zbulova qe ti dhimbjen time
kupton me shume se gezimin,
(me ke falenderuar
se kam ndare me ty trishtimin)
ti me kupton edhe zemerimin..
Dhe dua te kuptoj ty,
ndoshta ke ecur edhe ti
ne rrugicat e loteve te mi,
ndoshta u perplase atehere
dhe ende perplasesh me jeten,
çgenjehesh edhe ti si une,
ndonjehere me te verteten..

(return to top)


E brishte

Eshte si nje cope qelqi,
transparente,
u pelqen ta merrni ne duar
t'i besoni shembelltyren tuaj

Kujdes, eshte ende e ngrohte,
nje mase fluide,
ne kerkim te formes se saj...

Do shendrohet ne gote vere
per pritje mondane?
Ne kristal mikasa, shandane solide?
Ne çfare, valle...ju ende se dini...

Nderkohe jepini kohe,
admironi transparencen
e mos harroni se eshte ende nje cope qelq,
mos peshoni ne te se eshte e holle, e brishte.
Nuk mban, mund te thyhet, e ne u thefte,
mund tu presë e t'u dhembe ne shpirt.

Prill, 2004

(return to top)


Marsi nuk ardhka dot ndryshe

Po bie me duf ky shi pranvere,
kujtimet e ikjes, dhimbje na zgjon,
foshnjat mbi karroca ngarkuar,
familjet shtrydhur në një furgon

Helikopter ti gjëmë mallkuar,
përsëri mbi kokat tona ti,
S'u ngope me ne dy vjet të shkuar
I babëzitur je për gjak të rië!

A thua do thahen lulet e mollës
përsëri syve do na shkasin lot,
Marsi nuk ardhka dot ndryshe për ne,
veçse me krisma e me barot

Mars 2001

(return to top)


Dashuria ime

Një gjethe e varur nga vjeshta kishte mbetur,
e vetme në trupin e dimrit te lagësht e te bardhë,
sot kallkan u këput e ra mbi pezulin e dritares sime,
ndoshta kështu do kisha rënë edhe unë atëher
e mbetura pezull mes jetes edhe vdekjes,
sikur të mos më kishte mbajtur ti Dashuria ime!

Që atëhere mësova të dua jetën mbi gjithshka,
të kuptoj atë qe të tjeret sëe kuptojnë,
të falë dashuri dhe aty ku mirënjohje s'ka,
të fal edhe miqtë që ne të nxituar gabojnë,
të fal edhe atë që kupën e helmit mbushur ka,
e mbi tavolinë për darkë si verë kërkon ta pijë,
që edhe fjalën e mirë më nga e keqja sëe ndan ,
jetën vehtes i nxin më shumë se ç'e ka nxirë...

(return to top)


Vitet?

Ç' janë këto vite që thoni ju,
unë nuk i takova vitet.
Ato i u afruan avllisë sime
më panë tek kërceja në litar,
e thanë se ngatëruan derën,
të qeshur fëmije më dhanë
e më kthyen sërish pranverën..

Korrik, 2001

(return to top)


Mëngjes vere

Karrike plastike lënë në oborr
harruar aty që nga mbrëmja,
dritat lënë ndezur po ashtu,
gërhitja e njerëzve nga brenda

Vetëm shëtis në avenjunë N,
me ecje të ngadaltë kthehem pas
në heshtje qortoj tërë botën që flë,
se' nuk gjej askënd me kë të flasë

Verë, 2001

(return to top)


Nuk di ç'ngjau me verën

Nuk di se ç'ngjau me verën,
që me vjeshtën ngatëroi radhën
sot na fryu një erë e fortë
që na shkundi tërë mëhallën

Ç'na la mbyllur brenda,vera-vjesht?
S'na bëhet të dalim përjashta,
na mori malli për të vërtetën-verë
si për përallëzat e lashta

(return to top)


Unë nuk kisha ikur...

Unë nuk kisha ikur, por ti s'më shihje,
Me duart të padukshme,
të regulloja jastëkun nën krye,
shtratin si Borëbardha ta ndreqja,
çarçafi të mos shkiste, të ftohtë të mos kishe

ndërsa ti më dënoje me dufe zëmërimi
se vetëm të lashë në krah të trishtimit..

Unë nuk kisha ikur, aty isha, reth teje,

në shushurimë gjethesh, në ujvarë rrëkeje
në qiell e varur si hije e madhe reje,
në ujdi rënë me erën për të të sjellë freski,
ngrije kokën lart, besomë, më shih

(return to top)


Xhaketa e dashurisë

Shiu zuri të bjerë mbi parvaz
duke trokur lehtë si atëhere,
xhaketë e ftohur e dashurisë
fle varur, harruar pas dere...

Ndjenja ime gonxhe e paçelur,
u vra, u shua pa dalë vera
dorën se zgjata ta rrëmbej më,
xhaketën tënde varur tek dera.

(return to top)


Kujtim dimri

Debora ngadalë e ngadalë
mbuloi gjithshka me të bardhë
veë kërcinjtë e pemëve, që kushedi,
pse i la skelete të nderur, të zi,

Mbështes ballin mbi dritaren
Xhamit i fryj shpirt gëzuar,
mbi avull një emër shkruaj si fëmi
ashtu si dikur emrin tim shkruaje ti

(return to top)


Ngjyrë e dashurisë

Lëshuar në një qosh,
e vetmuar rri.
Petale trëndafili
mbetur që nga mbrëmja,
mbuluar prehër e gjunjë,
petale mëndafshi, vishnje,
nuk i shkund e as i hedh,
të dhimshme janë kujtimet,
të ëmbla si verë e vjetër,
trendafil i pupurt - ato,
ngjyrë e dashurisë,
si asnjë ngjyrë tjetër...

(return to top)


Frymëzim i ri

Në këtë shkëmbim vitesh,
në këtë natë të bardhë,
mbi jastëk kujtimesh lëshuar
mu shfaqe papritur TI, frymëzim i parë,
më puthe mbi qepallë, më ngrite në krahë
më pëshpërite se malli të kish marrë...

31 Dhjetor 2002

(return to top)


I mërzitur

Të shoh o mik që je i merzitur
e s'të hyka më gjë në sy,
si s'erdhi mbrëmë ajo që prisje
A thua s'e mori malli për tyë

Përgjigje kërkon i dashur,
kur heshtjes s'i lexon dot asgjë,
ti ngrysesh gdhihesh pagjumë,
lozonjarja e shkujdesur flë!

Eh, sa e trishtë kjo ditë,
mpleksur me llohë e shi,
e hirtë si dyshimi, mbeti
e ftohte, pa formë si kjo dashuri.

2001

(return to top)


Pejsazh darke

Darka mbaroi, miqtë ikën, u shpërndanë.
Mbi tavolinë lanë ca copra shalqini,
ca vile rrushi të ndukura aty këtu,
gota vere të zbrazura ngjyer me të kuq buzësh,
mbi taketuke ca bishta të shtypura cigaresh lanë

Ah .. edhe mua lëshuar në kolltuk
me kokë të këputur nga lodhja.

NY, nëntor, 2003

(return to top)


Shirat e vjeshtës

Nisën edhe shirat e vjeshtes
shirat që trokasin në dritare,
shirat që na sjellin kujtime, malle,
që na zgjojnë vargjet e të famshmeve.
që pas u shkojnë vargje tona të thjeshta,
që na djegin edhe ato në shpirt e në eshtra...

(return to top)


Kohë perallë

Ku shkoi ajo kohë perallë
Kur gjuha na ngatërohej nëpër fjalë
Kur rendje pas meje siç rend një fëmi,
kur pa frymë të prisja, si një e marrë
e prapë se shfaqja mallin për ty...

(return to top)


Vitet nuk i shoh

Pse s'me besuat
kur u thashe
'une nuk i shoh vitet?'

Unë vitet
vertet nuk i shoh,
kundër zemres
duan te me kthejne
vitet inatçore!

Pas më bien
kur bie shi,
kur bie bore,
ngrice kur bën
duan
të më mbledhin,
të më rrudhin,
të më tkurrin,
të mos mendoj më
as për burrin

Zemerohen vitet
se nuk e gjejne dot
rrugen drejt zemres
sime!
Të ma vyshkin atë
une s'i lë!

qershor 2007

(return to top)


Poezia ime e 100

Tani mund të shohësh përmes tyre
si në transparencë zemrën time,
ndoshta vetullat do t'i ngresh përsëri
me habi do pyesesh: Ti je këtuë Tië
Nuk më çudit me habine tënde,
se gjithnjë kështu je habitur,
me kë ndave ndjenjat, kurrë se ke ditur!
Se me ty unë kam qenë e ndrojtur,
Se me ty unë kurrë s'kam lojtur,
Se për ty lotët fshehurazi kam fshirë,
tek prisja e merakosur der'në të gdhirë....

(return to top)


 Return to Home Page