About Albana:Albana Melyshi Lifschin has a background in journalism. She worked for Albanian Public Television for 15 years before she came to the
USA, in 1992. She came here to say goodbye to her grandfather Nikoll Melyshi, an American citizen who lived separately from his family
in Albania, for a half century, because he resented the Communist regime, that was established in Albania right after the WWII . He
wrote books against the Albanian government. Albana's other books:Kafe Shkodra e Nju Jorkut, (Shkodra Café of New York),1999, is a collection of short stories describing the lives of
Albanian immigrants in New York. |
||
AAWOAlbanian American Woman’s Organization2008 Mother’s Day Anniversary GalaAlbana Melyshi Lifschin is an Albanian journalist/writer
with an extensive experience of over 35 years. Soon after her arrival
of November 1992 in the US, she wrote on the Illyria Newspaper about
her initial American impressions, titled ‘Rain in New York’.
As dictated in this early report, Albana’s main focus in her
writings pertained to the immigrants’ issues and the struggles
of life in America. In addition to her degrees in Journalism and
Business Management, at the age of 49, Albana was determined to enhance
her knowledge on the topic of immigration by attending New York University
to later graduate with a degree in paralegal studies. |
||
|
||
Pse u zgjodh Albana "Grua e vitit" nga AAWO "Motrat Qiriazi" Mirësjellja e bën atë të duket jashtë ashtu sic është në shpirt. Modestia, ndershmëria,
ndjeshmëria, kurajoja dhe vullneti të shkrira
në një japin besnikërisht portretin e saj. Kohën, kur ka punuar në RTSH Albana Mëlyshi Lifschin e kujton me kënaqësi si kushdo që e dashuron punën e vet, por edhe si një periudhe tensioni edhe stresi të vazhdueshem Stresi ishte i lidhur jo vetëm me procesin e dorëzimit në kohë të materialeve për transmetim, por më shumë me çensurën, dhe vetçensurën. "Gjatë punimit të një programi televiziv, ne, krijuesit, i njihnim mirë kornizat brenda të cilave nuk mund
të lëviznin as edhe një milimetër. Asnjë ndjenjë lirie nuk gëzonin emocionet e redaktorit. Nëse do
të shtonim një paragraf në tekst, për kënaqësinë tonë ishim 100 për qind të sigurtë
që do të na e hiqnin gjatë kontrollit. Çensura kalonte deri në në ekstrem. Një herë më thirri
drejtori i përgjigthshëm i RTSH për të më kërkuar llogari se pse në një koncert fëmijësh
kopshti, kishim nxjerrë "fëmijë pa dhëmbë", sikur të jenë pleq!-tha ai. Guxova t'i kujtoja që
është mosha e ndërrimit të dhëmbëve. Një herë tjetër po i njejti drejtor më thirri duke
më tërhequr vërejtjen që regjisorja e redaksisë sonë, nuk kishte nxjerrë në ekran, mbesën e
Mehmet Shehut." I ka mend në vend kjo regjisorja juaj? Shkon në kopështin e fëmijëve ku është mbesa e
kryeministri, e nuk nxjerr mbesën e tij në ekran? Niseni menjëherë me shërbim të bëjë emision
tjetër! E vërteta ishte që mbesa e kryeministrit atë ditë nuk kishte vajtur fare në kopësht, e kur
kishte parë në mbremje koncertin e kopështit të saj kishte zënë të qante, meqë ajo nuk qe në
ekran bashkë me shoqet. Natyrisht, nipërit e mbesat janë të ëmbël për gjyshërit, dhe vetëtima
e gjyshit të saj tundi televizionin. ******* Me katër vëllime me tregime për jetën e emigracionit, duke filluar me "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", "Fundjave
në Hillsajd" "Takim me të papriturën" dhe së fundi me librin "Ura mbi Oqean", Albana Mëlyshi Lifschin ka
kontribuar në letërsinë e emigracionit në Amerikë. Profesor Peter Prifti shprehet se ajo" ka fituar të
drejtën të cilësohet si " pioniere në këtë rrugë të letërsisë shqiptare, këtu në
Amerikë". Në të gjithë krijimtarinë e Albanës me temë nga emigracioni, lexuesi gjen një galeri
të tërë figurash të gruas së sotme shqiptare.Vendi i gruas në prozën dhe poezinë e Albanës ka
ardhur krejt natyrshëm. Ndoshta, sepse gruaja në emigracion këtë pozicion e 'ka okupuar" vetë, me meritën
e saj, me qëndresën e saj, me këmbënguljen për të ecur përpara, e mbi të gjitha me shpirtin e
sakrificës, të cilin shpesh e ka më të zhvilluar se edhe vetë burrat. Kush ka lexuar novelën "Fundjave
në Hillsajd" në përmbledhjen me tregime me të njëjtin titull, vështirë t'i hiqet nga mendja Jona,
që ruan me dinjitet personalitetin e saj e krenarinë e të qënit shqiptare. Mesazhi i autores është se
emigrantet shqiptar të këtij shekulli,nuk vijnë në Amerikë më për 'një copë bukë'.
Ata janë të aftë të kapërcejnë veshtirësitë e të njësohen me shoqerinë amerikane e
progresojnë më tej. Organizatia e Gruas Shqiptaro - Amerikane "Motrat" Qiriazi Nju Jork Botuar tek Iliria, e premte 9 Maj, 2008 |
||
TestimonialsMIHO GJINI Magjia e rrëfimitImpresione rreth tregimeve të Albana Mëlyshi-LifschinAlbana Lifschin nuk vjen në letërsi nga hiçi apo nga ndonjë trill prej manjaku letrar. Pasioni i saj nuk është shtysë i ëndërrimeve vajzërore, po buron natyrshëm nga një përvojë jete e dendur, e larmishme dhe plot emocione. Këtë “botë me vete”, asaj ia ka krijuar fusha e begatë e gazetarisë. Në qindra faqe të botuara nëpër gazeta të ndryshme, në mijëra fjalë të transmetuara në radio dhe televizion, si edhe në veprat e saj publicistike, lexuesi e dëgjuesi jo rrallë herë është emocionuar nga stili i saj i rrjedhshëm, nga kapja e nervit jetësor të vëzhgimit dhe nga ai parashtrim i thjeshtë e i vërtetë i gjërave më të zakonshme, që duke u zbuluar dhe sjellë në dritë buitin art të vërtetë. Dhe, natyrisht, kjo nuk mund të bëhet pa një talent të spikatur... Ja ku e bëri ajo vetë kapërcimin e vetvetes: nga gazetare, në shkrimtare të mirëfilltë. Librat që kemi nëpër duar e thonë këtë më së miri. SugjestioniNuk kisha lexuar asgjë nga Albana Lifschin, veçse tregimin “Mbresa të largëta”, që ajo na e dërgoi nga “Kontinenti i Kolombit” për ta botuar tek “Pegasi” ynë, dy vjet më parë. Dukej sikur aty, në rrëfimin e gazetares së re, që del për herë të parë më shërbim në një rreth të largët, nuk ka asgjë të veçantë. Mirëpo ajo njihet në dhomën e një hoteli provincial me një grua moshëpjekur, që ruan ende finesën dhe bukurinë e një moshe më parë. Kureshtja vajzërore dhe “nuhatja” profesionale e gazetares zbulon tek kjo grua një botë të pasur shpirtërore, plot erëra dhe dallgë të trashëguara nga një jetë e vrullshme, plot pasione. Kësisoj, vjen natyrshëm edhe kryedallga, brenga e një jete, e cila është njëkohësisht pasqyra në fytyrën e një epoke, që bëhet edhe tema ku mbështetet tregimi: drama e një dashurie të pushkatuar nga dogmat e diktaturës. Rrëfimi është sa tronditës, aq edhe mbresëlënës. Kali ynë mitollogjik, “Pegasi”, s’kishte si të mos ta ndjente peshën e kësaj ngarkese artistike dhe jetësore. Duket sikur i ke hequr vetë peripecitë e kësaj gruaje. Sugjestioni është i pashmangshëm. Protesta e saj është gati e heshtur, e dhimbshme dhe krijon tek lexuesi njëfarë mllefi ndaj aparatçikëve të dikurshëm, revoltë që del nga thellësitë e shpirtit. Befas m’u bënë të njohura, të afërta, të prekshme, njëherësh tepër të trishtuara, si heroina e tregimit, ashtu edhe ajo gazetare fillestare, ku nuk mund të mos e kuptoje se fshihej vetë rrëfyesja, gazetaria e dikurshme, shkrimtarja e tanishme, Albana Mëlyshi. Lënda e tregimit, ndonëse e vogël, e paraqitur qëllimisht “ashtu shkarazi”, në mënyrë gazetareske, si të ishte vazhdimi i një reportazhi, të bëhet sugjestive brenda vetëdijes tënde prej lexuesi. Kjo ndodhi edhe me mua. Pse jo, më ngjante sikur e njihja prej kohësh këtë Albana shqiptaren, që kishte marrë një mbiemër të huaj. Dhe sugjestioni qe i atillë, sa kur m’u dha rasti tepër i rrallë të vizitoja Amerikën, një vit më parë, nga banesa e mikut tim, Naum Prifti, i bëra shkrimtares një telefonatë, për t’i shprehur pikërisht këto sugjestione. Dhe ndonëse nuk u bë e mundur të pinim një kafe së bashku në Nju Jorkun e paanë, këtë takim e bëmë të mundur një vit më vonë, në Tiranë, në takimin e mrekullueshëm të Klubit internetik të Gazetarëve, që ajo drejton me mençuri dhe pasion. Aty, ku Albana shqiptare do të më dhuronte dy librat e saj më të fundit me tregime dhe ku, gjithashtu, do t’u “hyja në pjesë” gazetarëve të mirëfilltë (veçanërisht, bashkëpunëtorit dhe mikut tim të ngushtë, Gole Jovanit), duke fituar unë, “i ftuari”, llotarinë e tyre, me trofe orën e mrekullueshme me portretin e Obamës. |
||
ZhgënjimiZhgënjimi, si një fenomen i përbotshëm në jetën e njerëzve, i së djeshmes dhe i së sotmes, s’ka se si të mos jetë i pranishëm edhe në këto dy libra të autores në fjalë. Bile, për mua, është tipari më i dukshëm, stofi dhe lënda brendësore e tregimeve. Për më tepër, kur asaj i është dashur të bëjë kapërcimin vigan, nga një realitet në tjetrin, nga një botë thellësisht e prapambetur dhe vrastare, në “tokën e bekuar nga Zoti”. Ndaj, kushdoqoftë shkrimtari (pra, edhe Albana), është i ndjeshëm përballë konstatimeve, zbulimeve dhe çdo të papriture, që hasen në marrëdhëniet shoqërore, por edhe në veçoritë e karaktereve njerëzore të asaj bote, që e ke në zbulim e sipër. Të jesh realist, as të mohosh e as t’i stisësh gjërat dhe fenomenet, apo t’u vësh atyre aureolën e përsosjes, është ajo ç’ka kërkohet, është dhe mbetet vlera objektive e shkrimtarit. Albana Lifschin, mbi të gjitha këto, është e vërtetë dhe transparente. Lirizmi i saj, aq më tepër si autore-femër, trazohet me anët dramatike dhe tragjike të jetës, ku shpesh herë ulet këmbëkryq edhe ky fenomen tipik jetësor: zhgënjimi! Ngjan, pse jo, sikur është po kjo Albanë, që ka shpëtuar nga shiu i fortë dhe ka rënë në mes të breshërit! Në tregimin “Shamia e zezë” nuk habitemi aspak, kur zhgënjimi vjen tepër i hidhur nga realiteti politik i Shqipërisë së diktaturës komuniste, ku survejoheshin edhe të vdekurit e gjallë. Duke ia mbyllur derën e vendlindjes një “kufome” të gjallë, që vjen për të mbaruar jetën në vendin e vet, monstruoziteti nuk njeh kufi. “Dhuna shtetërore dërmon dhe vret shpirtërat e shtetarëve të vet, njerëzve të thjeshtë”, duket sikur konstaton me një zë alarmonjës autorja edhe në tregimin tjetër “vëllamë”, të titulluar “Stina e vetvrasjes”, ku lidhjet dashurore të të rinjve, të kundruara si tabu, ose do të zhvillohen fshehatazi, ose do të përfundojnë me vetvrasje. Hija e rëndë e moralit dogmatik rëndon si makth mbi shpirtin e të rinjve. Këtu zhgënjimet e moshës barazohen me fundin e një jete të rreme e pa perspektivë. Vetëm se plagët e mëdha të totalitarizmit në shpirtin dhe vetëdijen e njerëzve do të transportoheshin prej tyre edhe në realitetet e reja shumë të avancuara, ku ata do t’i shtegtonte fati. Viruset e së kaluarës do të ngjanin me një mallkim, që ata mbanin me vete. Dhe aty do të ndodhte edhe zhgënjimi më i madh. Drama e re e jetës së tyre. Ja ku është “toka e bekuar” e Amerikës, parë me syrin e një emigranteje me shkollë të lartë, së cilës i duhet “ta hedhë diplomën në WC (!)” dhe të kthehet në “nënole, pa shujuar rininë e vet (!)”. Në tregimin e gjatë “Neni”, përmes shënimeve të Brikenës, hasim atë përballje me realitetin e ri amerikan, ku bujtësit e çfarëdo kategorie duhet të harrojnë se çfarë kanë qenë dikur. “Puna e parë fillon nga fshesa, - thotë njeri nga personazhet. - S’ka shërbyes këtu. Çdo njeri paguhet për punën që bën”. Një tjetër shton: “Këta që punojnë në pastrime, shqepen duke transportuar gënjeshtra në Shqipëri! U shesin mend njerëzve, duke treguar vetëm emrin e kompanive ku punojnë, por jo se ç’punë bëjnë...!”. Në të kundërtën, tek tregimi “Trëndafili i bardhë”, autoria e paraqet fenomenin zhgënjyes në një trajtë tjetër. Një intelektuale e zonja bën, më së fundi, një punë të përshtatshme, jep maksimumin e mundësive të saj, por bëhet pre e një shfrytëzimi të egër. Ndërimi i raporteve, përshtatja me realitetin e ri të marrëdhënieve kapitaliste, tjetërsimi i saj shpirtëror i detyruar nga rethanat dhe gllabërimi formal i bosit, gradualisht krijojnë tek ajo njëfarë meramendjeje, e distancojnë nga gjërat më të bukura e më të rëndësishme të jetës, i krijojnë strese e ankthe të vazhdueshme. Duket se e vret dikush përditë, duke i krijuar një dramë të pashkak, një mani absurde. Konkluzioni: shkatërimi i saj gradual shpirtëror dhe fizik, brenda këtij ingranazhi të pamëshirshëm. Një jetë e tërë në pranga! Dhe fundi i pashmangshëm: një trëndfafil i bardhë mbi varrin e saj. Ç’ndodhi?! Ç’i solli ndryshimi i një bote të kalbur, me një më moderne? Asgjë! Zhgënjimi! Albana Lifshcin ka derdhur këtu gjithë talentin e saj vëzhgues dhe interpretativ, për të shpartalluar demonët e grave, këtyre qënieve të brishta, pa të cilat, jetët e burrave nuk do të kishin kurrfarë kuptimi. Natyrisht që zhgënjimet janë të pashmangshme në jetën sociale, ku veprojnë karaktere nga më të ndryshmet, në rrethana dhe raporte jo të barabarta. Kështu, në novelën “Biznes në Nju Jork”, bëhet fjalë për një farë biznesi, që ka të bëjë me “rrjepjen e lëkurës” të azil-kërkuesve. Heroina e novelës, Ana, e zhgënjyer nga natyra e egër e shfrytëzimit të emigrantëve të pashpresë, detyrohet ta braktisë këtë punë, ndonëse kjo u bën dëm interesave të saj më të ngushta ekonomike, ngaqë puna në fjalë është tepër “fitimprurëse”. Edhe pse e zhvilluar si një komedi groteske, me personazhe që janë të ndërgjegjshëm për absurditetin e punës së tyre mashtruese, subjekti i këtushëm mbart grimca, fakte e ngjarje të tragjedisë njerëzore. Po kaq i pikëllueshëm është edhe rasti i Davidit, djaloshit shqiptar me zemër të florinjtë (te tregimi “Një nga ata”), që do ta pësojë keqazi nga spiunimi i po atij njeriu, për të cilin u bë garant për ta punësuar si fshirës i dëborës. Doemos që të vret në shpirt ky lloj zhgënjimi njerëzor, kur mirënjohja shpërblehet me mosmirënjohje. Kemi të bëjmë me zhvendosje të karaktereve, për t’ia arritur qëllimit cinik “të ndërtimit të mirëqënies tënde, mbi fatkeqësinë e tjetrit”. Shkrimtaria shkon edhe më tej: grish plagë, që kanë të bëjnë me erotikën. Këtu drama që shkakton gënjeshtra dhe mashtrimi është edhe më cfilitëse. Zhgënjimi është akoma edhe më i madh, pasi prek fijet më të holla dhe më të ndjeshme të shpirtit njerëzor. Te novela “Fundjave në Hillsajd”, shikojmë një jetë të tërë të përmbysur, si në ato lentet deformuese. “Të tremb zhgënjimi, me të cilin mund ta paguash sinqeritetin tënd”, - thotë njëra nga personazhet, e kllapuar nga trishtimi. Dhe nis “shkarkimi i brengave”, si një ngushëllim vetiak, përpara një grumbulli njerëzish të panjohur! Rëfimi i Stivit, një histori e mbarsur me zhgënjime erotike, i ngjan një pjese teatrale, ku vepron aventura, droga e seksi. Por, nëse këtu zhgënjimi është rezume e një jete të tërë, te tregimi simpatik “Vanesa” rrjedh nga një njohje e rastit, që zhvillohet natyrshëm, si një poezi e rrallë dhe mbyllet fill me zbulimin e gënjeshtrës së vajzës mashtruese. Me një të tillë finesë e ankth pritjeje për gjetjen e ndonjë “limani” është edhe tregimi i gjatë “Takim me të papriturën”, ku zhgënjimin e madh e sjell thjesht një gjest banal: pagimi i drekës që shtron bosi (i përgjëruar për një bashkëshorte) me paratë e fituara nga shitja e disa shisheve të boshatisura! Kurse tek “Magjia e një zëri”, finesa është akoma edhe më e hollë, pasi jo gjithmonë magjepsia e largët pas një zëri, që tingëllon bukur, është shprehje e atij afiniteti që zgjon ndjesitë erotike, për të mos rënë në pozicionin zhgënjyes të një idioti. Dhe vijmë tani në tiparin kryesor të tregimeve të Albana Lifschin, atë më të qenësishmin, që shpreh poetikën e tyre: FeminilitetiSepse ajo që u mungonte letrave shqipe në përgjithësi dhe tregimeve në veçanti ishte feminiliteti. Nuk e kam fjalën për prezencën e femrës si personazh, as për bëmat e saj në brendësinë e një tregimi, por për atë ndjesi të hollë, drithëronjëse e të bukur, që ajo mbart në tërë qenien e vet. Nuk është thjesht ana sensuale, por një farë puhize, e dukshme dhe e padukshme, që ajo lëshon në udhën e vet, që buron nga vetë qenia e saj, e cila krijon diçka fluide, të mrekullueshme. Bota e femrës, pra, që e shkund dhe e gllabëron lexuesin e mjerë, i cili jo pak herë bie në djerina të thara e shterpa. Albana Lifshcin bën pjesë ndër ato autore femra, tregimet e të cilave e kanë të tretur feminilitetin, si frymë që pulson nga brenda tyre. Te “Takim me të papriturën”, emigrantia e re, e porsaardhur në Amerikë, përmes etheve për të gjetur punë, ecën drejt së panjohurës, jo pa dridhje zemre. Vijnë çaste plot emocion, kur ajo ngulmon pas një numëri telefonik, që ka gjetur befas dhe jeta e saj shtrihet si drejt një misteri. Sidoqoftë, ai që është përtej telit është një burrë dhe ajo është një femër, bile një vajzë e re, e pa punë, pa asnjë mbështetje ekonomike e morale. Me takimin e saj me të ashtuquajturin “bos”, duket sikur ajo po i afrohet “limanit të qetë” të dëshiruar, ku mund të “ankorohet”, por ja që zbulimet e saj të njëpasnjëshme do të prishin imazhet e mëparshme. Nuk është thjesht zhgënjimi, sikundër thamë pak më sipër, si rjedhojë e një dreke të paguar me paratë e shisheve të shitura. Arsyeja themelore e ftohjes është rrëzimi i asaj “kështjelle” të idealizuar, që ngrejnë shpesh femrat, aq më shumë ato të pambrojturat, për të strehuar lumturinë e tyre. Të gjitha këto, kush mund t’i dijë dhe ndjejë më mirë se një femër? Mbyllja e tregimit e gjen protagonisten në shkallaren e një treni, ku “bosi” pret me ankth,. por edhe me një egoizëm burrëror, përgjigjen. Dhe shikoni ç’arsye gjen një femër për të mbrojtur lumturinë e saj të rrezikuar: “Ty nuk të pëlqejnë lulet, Roland!”.Vetëm nuhatja e një femre do ta quante mungesën e një tufe luleje në duart e saj, gjatë ceremonisë së martesës, shkak tepër të rëndësishëm për të mos u realizuar ajo. Dhe vetëm një shkrimtare femër do ta sillte, si një detaj kaq të gjetur artistik, shprehje e shkëlqyer e feminilitetit, në veprën e saj. Të mos i fshehësh ndjenjat e tua është një nga vyrtytet më të bukura të femrës. Ca më tepër në letërsi. Sepse ka diçka tragjike në thënien e një personazheje të Lifshcinit: “Ndonjëherë njerëzit i kanë marrë me vete ndjenjat e tyre, deri në botën tjetër”, që pasohet nga një përgjigje po kaq e kobshme: “Si është e mundur, që kemi qenë aq të egër?!”. Dhe do të jetë po kjo autore, që në tregimet e saj, do të shtjellojë temën e emancipimit të femrës, si një domosdoshmëri sociale dhe morale, pa e shkëputur nga jeta reale, nga ndjesitë e saj si femër, nga erotika e sensualizmi. “Kuptova se për dhjetë vjet martese kisha jetuar një gënjeshtër”, - thotë një grua te “Fundjave në Hillsajd” dhe nuk haron të shtojë se “nga pakujdesia ime, i kisha mbyllur derën një rreze dielli, që kishte hyrë si dhuratë në ditët e mia të trishtuara!”. Në këtë tregim të gjatë, që ka pamjen e novelës, pasqyrohet edhe një jetë disi kaotike, sidomos ajo e lokaleve të natës dhe e kampingeve të largëta, në gjirin e natyrës, por shkrimtares i intereson pikërisht ai çlirim i femrës nga paragjykimet e mëparshme, si edhe autoriteti për të rivendosur ekuilibrin me të ardhmen, pa i fetishizuar ndjesitë e saj të brendshme. Fluiditeti femëror jepet përmes një ndjesie të hollë (“Ndjeva në pëllëmbë për pak sekonda një dorë të vogël, të freskët”, - thotë te “Magjia e një zëri”. Ose, më poshtë: “Ndjeva gurgullimën e ujrave në gushën e saj”). Ja se si poezia, e njësuar me vetëndjesinë e femrës apo të mashkullit, “derdhet” në letërsi, si ai eliksiri jetëdhënës! Është pikërisht ajo ndjesi e veçantë, ai fluiditet, ajo thirrje e brendshme e Erosit, që nuk e njeh moshën, që nis me 15 vjeçarët dhe nuk shuhet dot as tek 90 vjeçarët! Ajo 70 vjeçarja e stolisur, që del nga bari i natës e dalldisur, kur del nga taksia rrëmihë parreshtur çantën e krimbur me para, për të nxjerrë prej andej jo dollarët, por çelësat e apartamentit, duke e ftuar taksixhiun 60 vjeçar të hyjë brenda, tregon se shpirti i saj nuk plaket kurrën e kurrës (tregimi “Rrethi i Kolombit”). Autorja di të ndalet edhe aty, ku dashuria bashkëshortore asfiksohet edhe në çiftet e rinj. Në vend që të gjallojë natyrshëm, në bazë të kushteve më të favorshme - mosha, pasioni, e ardhmja e përbashkët - ajo vihet përballë dramave të pakapërcyeshme, që i lind vetë koha, që i përgatit jeta, së cilës dashje pa dashje i nënshtrohemi fatalisht (“Natë vere në Zyrih”). “Në heshtje dashuria kishte shkarë ndër vite, shkarë e ikur tutje”, nënvizohet në këtë tregim të ngjeshur me plot mesazhe bashkëkohore, nga më të realizuarat e autores. Po aty: “Kishin fjetur si motër e vëlla për një kohë të gjatë!”. Kjo i ngjet ujit të ftohtë, akull, kur bie në metalin e skuqur, në mes të flakëve të qymyrit. Çifti bën një udhëtim për në Zyrih, për të zgjuar flakën e dashurisë së shuar, por bashkëshortët do të mbeten si brigje lumenjsh, ku lumi është tharë. “Një botë e përmbysur”, e cilëson gruaja, e cila ngutet të hyjë në dush në mëngjes, për të larë “përdhunimin” nga burri i saj i ligjshëm. Dramë me tërë madhështinë e saj. Dhe ç’është më e rëndësishmja, tejet aktuale... Ka në këto libra edhe një tregim, që i ngjan së tepërmi një poezie, me titull “Humbja e puthjes”. Ia vlen të ndriçohet, si një margaritar. Është një tregim i vogël, me një peshë specifike të madhe. Dhe është tregimi më i bukur për zgjidhjen e “ngërçit bashkëshortor”, ndofta edhe më i papranueshmi për mentalitetet tona të vjetra. Rutina përfshin marrëdhëniet e stacionuara diku, në një kënd të vdekur, si vagona të shkatërruara trenash në “varrezat e hekurishteve”. Dalja nga ky stacionim inert i moralit, nga rrethi vicioz i paragjykimeve, bërja e kilometrave të tëra për t’u takuar me dikë tjetër e për t’u puthur, kjo rendje, pra, e elektrizuar nga ndjenja e ankthi, kjo rënie në krahët e njeri-tjetrit dhe kjo e puthur ngjitëse, pambarimisht e gjatë, do të quhet prej dy bashkëshortëve “mëkatarë”, si “zbulim i një kontinenti të harruar!”. Konkluzioni: që nga ato bisedat e thjeshta të atyre vajzave adoleshente të shkollave shqiptare, mbi absurditetin e ruajtjes së virgjërisë e gjer tek përkujdesjet e mbajtjes në efiçencë të nevojës seksuale, bile edhe në moshën e tretë, atje, në kontinentin e largët, të cilat preken herë shkarazi e herë me vëmendjen e duhur, janë dhe mbeten në tregimet e Albana Lifshcin veçori e spikatur krijuese të një emancipimi të përparuar femëror. VetvetjaShumica e këtyre tregimeve, si të thuash, janë pasqyra të vetvetes. Autorja është gjithkund këtu dhe në 7-8 tregime ekziston me emrin Ana ose Ana Maria. Të nisesh nga vetvetja, nga një mbresë a një ngjarje e jetuar, brenda apo rreth teje, jo vetëm s’ka asgjë të keqe, por ruhet më saktë dhe më bukur origjinaliteti i krijimit, si edhe ana emocionale e tij. “Për mua, - thotë autorja, me gjuhën e personazheve të saj, - shfaqja e vetvetes tek tjetri është rruga më e shkurtër për të komunikuar”. Kështu: “Jeta jote bëhet tregimi yt”, konstaton me plot të drejtë Roland Gjoza. Albana Lifschin vjen nga gazetaria; ajo është një vëzhguese e hollë dhe e saktë. Por ajo ka arritur ta kalojë me sukses urëzën e rrezikshme, nga bregu i gazetarisë, në atë të letërsisë, të cilat, edhe pse duken të afërta, qindrojnë me kilometra larg. Fatlumërisht, zonja Lifschin, midis këtyre dy brigjeve, e ka vendosur veten në anën e begatë të letërsisë artistike. Letërsia flet me detajet, me personazhet e tipizuara. Letërsia shprehet me figurat. Letërsia ka përherë planin e saj të dytë, enigmën e nënkuptimit, si tek “Lypësi i metrosë”, pas së cilës fshihet shpirti, e bukura, ajo që hesht, që vuan e që do të thërrasë më pas, që do të ndjehet si pa u kuptuar, si tek “Magjia e një zëri”. Në këto dy tregime, që përmenda tani së fundi, letërsia e Lifschin vjen impresionuese. Kur thotë: “Le të mbytesha në grackën, që i kisha ngritur vetes!”, lënda letrare është në shtratin e vet, ashtu sikundër është edhe tek Shekspiri diçka e ngjashme, kur Hamleti bërtet: “Drama është gracka, ku shpirti i mbretit ziret si laraska!” dhe arrin të realizojë një skenë groteske përbrenda kornizës së tragjedisë, duke ia çjerrë maskën uzurpatorit të fronit. Tek një tregim tjetër, akoma edhe më interesant, siç është “Basti i kuajve”, autorja është kaq e aftë dhe e sigurtë si shkrimtare, saqë arrin të vizatojë bukur, jo vetëm portretin tipik të amerikanit të zgjuar dhe praktik, por edhe të vetë realitetit amerikan, ku iniciativa e lirë dhe biznesi fitimprurës janë në rend të ditës.Është njeriu që e ndërton jetën, jo thjesht siç i vjen, por si e dëshiron.Ky mesazh përbën filozofinë e jetës amerikane, por edhe nervin e shumicës së tregime të Albana Lifshcin. Proza e Albana Lifschin lexohet me ëndje, ka thjeshtësi, vërtetësi, por edhe copëza poezie të shkrira brenda. Gjuha nuk është aspak e ngarkuar, është gjuha e gjallë e jetës, e njerëzve që e përdorin atë. KonkluzioneDua t’i mbyll këto radhë, duke konstatuar: është kaq e natyrshme dhe kaq e ngrohtë kjo grua shkrimtare, sa të habit si me gjetjet, ashtu edhe me përfundimet që arrin. Nuk është kaq e kollajtë, që tek tregimi “Sekretet e moshës”, në udhëtim e sipër, si pa u kuptuatr, të rrëfesh “përmbysjen e botës” nga ana morale, pa ndjerë asnjë kokëçarrje, si diçka krejt normale e një jete të re, pa paragjykime. Se ka edhe letërsia “prangat” e veta të padukshme. Albana Lifschin është e çliruar tashmë nga pranga të tilla. Ajo e ndjen veten fort mirë në atdheun e Mark Tuenit, Xhek Londonit e të Teodor Drajzerit. |