Home      My Books      Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare      Kafe Shkodra e Nju Jorkut      Children of Kosova      Fundjave ne Hillsajd      Zëra Nga Larg      POEZI      Udhëtim në Historinë Amerikane      Journey Into American History (impressions)      Takim me të papriturën      Yesterday I Cut My Hair      Ura mbi oqean      Magjia e një zëri      Ka gjithmonë diku - Përshtypje      Disa tregime nga autorja      Vjehërr amerikane      Intervista      Përkthime      Yjet nuk janë të kuq      Photographs      BOTA ME NJE SY  

 

 

Official Website of author

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Fundjavë në Hillsajd

 

 

I.

Libri "Fundjavë në Hillsajd"- libri i tretë i shkrimtares Albana Melyshi-Lifschin, në një vështrim duket si një zhvillim i mëtejshëm i "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" Në fakt, Albana këtë radhë hulumton jo vetëm në jetën e emigrantëve të rinj shqiptarë ne Amerikë të dhjetëvjeçarit të fundit, por njëkohësisht edhe në vetë jetën amerikane, madje hyn thellë ne skutat e saj. Nga kjo pikpamje ky është një hap i shpejtë e i madh per të. Dhe të bie në sy që ndërsa zhvillon këtë proces, zemra e saj nuk është e shëputur nga vëndlindja prej nga ajo merr kujtimet e së shkuarës e me mjeshtëri artistike dhe sinqeritetin që e karakterizon i derdh ato në dy nga tregimet me të bukura të vëllimit "Kujtimi i saj" dhe "Mbresa nga e kaluara" Eshtë krejt e dukëshme që situatat jetsore të cilat autorja i ka kaluar vetë jane edhe më të arriturat e më të spikaturat. Këtë mund ta themi edhe për tregimin "Një vjehërr amerikane" që të mbetet në mëndje pasi mbyll i kënaqur kapakun e librit që porsa e ke mbaruar dhe e mban ende në duar.

II.

Veçori e dallueshme e stilit te Albana Melyshi Lifschin eshte se tipat e karakteret ne vepren e e saj jepen me aq vertetesi, sinqeritet dhe nje mjeshteri artistike te atille sa te duket sikur i njeh dhe i ke para syve. Dhe kjo te shkakton ndjenja emocionale te forta. Karakteri i vajzes, Elira, ne tregimin "Kujtimi i saj" eshte nje karakter i te fuqishem, i ralle e i skalitur me dashuri prej autores. Nje personalitet te mrekullueshem gjen lexuesi edhe tek Jona , vajza shqiptare e cila hyn ne jeten amerikane duke befasuar ambjentin ku leviz me natyren e saj te çilter e te sinqerte. Autorja e ngre lart figuren e femres shqiptare ne menyre bindese e te admirueshme. Elira ne tregimin "Kujtimi i saj" dhe Jona ne "Fundjave ne Hillsajd" jane karaktere te bukura te femres shqiptare qe veshtire se gjenden ne nje bote jo shqiptare. Jane karaktere vajzash te cilat nuk ke se si te mos i dashurosh.
Nga tregimet qe prekin jeten amerikane me ka bere pershtypje e me ka falur kenaqesi tregimi "Nje vjeherr amerikane". Autorja ketu perdor nje humor te lehte e gjuhe terheqese. Mesazhi i tregimit eshte i qarte: Miresia dhe dashuria jane njerzore e nuk njohin kufij shtetes e kombesish.
Kenaqesia estetike qe te jep leximi i tregimeve te vellimit "Fundjave ne Hillsajd" te shoqeron deri ne fund çka deshmon per pjekurine e veçorine e
Albanes si krijuese.
Me kete rast i uroj sukses te metejshem ne vepra te ardhshme te cilat une personalisht do t'i prisja me shume kenaqesi.

Eleni Brisku PhD
Mobile
System and Services
Radio Techniques & Methodologies
CSELT-Turin, ITALY


(back to the top)

 
Albana's Home Page Children of Kosova Kafe Shkodra e Nju Jorkut
(Tregime)
Poezite e Mia
Udhëtim në Historinë Amerikane
(Përshtypje)
Journey Into American History
(impressions)
Takimme të papriturën
(Tregime dhe novela)
Fundjave ne Hillsajd
(Tregime dhe novela)
Yesterday I Cut My Hair
(Poetry)
Ura mbi oqean
(Tregime)
Disatregime nga autorja Magjia e një zëri
(Tregime dhe novela)
Ka gjithmonë diku
(Përshtypje)
Vjehërr amerikane
(Novelë)
Intervista Përkthime
Yjet nuk janë të kuq
Saga e Melyshajoe
Photographs Perëndimi Mistik
Publicistikë Letrare
BOTA ME NJE SY