|
Profesor Nikolla Pano
Botimi i librit të Albana Mëlyshit Lifschin "Udhëtim në Historinë Amerikane" do
të mirëpritet nga shqiptarët, në atdhe dhe jasht tij, të cilët
kanë dëshirë të kenë një njohje më të mirë për
historinë dhe jetën amerikane.
Libri mbulon Historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
që nga formimi i vendbanimit të parë evropian të përhershëm,
Xhejmstaun, në Virxhinia në 1607 deri në shkatërrimin e
Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, në 11 shtator 2001.
Në vazhdim duke i dhënë lexuesve një panoramë të përgjithshme
të pothuaj 4 shekujve të historisë amerikane, libri përmban
kapituj që përfshijnë tendenca e lëvizje të rëndësishme
në periudha të ndryshme të historisë së vendit siç është:
industrializimi i Amerikës dhe rritja e bizneseve, dalja e vendit nga
izolimi dhe zhvillimi i tij në një fuqi botërore si edhe impakti
i të drejtave civile dhe lëvizjet e grave në jetën bashkëkohore
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër,
kjo vepër është pasuruar nga përfshirja në të e
biografive të skicuara të një radhe të gjërë amerikanësh
të shquar duke filluar nga Xhorxh Uashingtoni, Benxhamin Frenklini, Harriet
Biçer Stou, Klara Barton, Endrju Karnixh, Margaret Sanger, Frenklin
dhe Eleonora Ruzvelti dhe Martin Luter King (i riu).
Vepër e një kërkimi të kujdesshëm, shkruar në mënyrë të gjallë,
libri do të shërbejë si një prezantim me vlerë i Historisë së SHBA
për lexuesit e tij shqiptarë duke i dhënë atyre një bazë solide
për lexime apo studime të mëtejshme.
Profesor Nikolla Pano, Ph.D.
Western Illinois University
Profesor Peter Prifti
"Leximi i librit tuaj ishte udhetim ne te kaluaren time,
ne kuptimin qe ai liber me mori pas ne vitet studentore, ne kolegj, kur ate
kohe beja dy kurse te historise amerikane qe mbulonin krejt historine qe
nga zbulimi i "Botes se re" deri ne ditet tona, (qe ate kohe ishte
viti 45) brenda nje viti ... Keshtu duke lexuar juve, mu dha mundesia te
rikthehem ne ato dite kur une isha zhytur ne mesimin e historise se Amerikes.
Per me teper, kesaj radhe une mesova gjera qe nuk i dija me pare, te dhena
nga faqet me kuriozitete, skica biografike te presidenteve amerikane, te
zonjave te para dhe figurave te tjera prominente qe lane gjurme ne faqet
e historise se vendit tone te adoptuar.
Une mendoj qe 'udhetimi ' juaj eshte i balancuar, i drejte dhe i drejtperdrejte.
Ju shkruani me sinqeritet dhe respekt te madh per baballaret themelues
si Xhorxh Uashingtoni, Benxhamin Frenklini, Tomas Xhefersoni dhe te
tjere qe perpiluan kursin e ketij vendi i dhane formen dhe thelbin
idealeve te Demokracise dhe me pak fjale krijuan "enderren amerikane" e
cila eshte bere frymezim per te gjithe popujt e botes.
Ne te njejten kohe juve nuk u jeni shmangur aspekteve negative te historise:
padrejtesise ndaj indianeve dhe meksikaneve, luftes se gjate per te
drejta te barabarta te popullit punetor, te zezakeve dhe te grave.
Historia e frikshme e senatorit famkeq Makartit eshte pjese e kesaj
tabloje te erret te cilen une e kam kaluar vete dhe e kam te gjalle
ende ne kujtesen time. Duhet te kete qene nje detyre e shume e madhe
per te realizuar nje pune kerkimore te nevojshme per librin tuaj. Por
cdo vend ne bote duhet te lexoje Historine e Amerikes ne gjuhen e tij
dhe te perfitoj prej saj. Me librin tuaj ju jeni kujdesur per popullin
shqiptar. Nje tipar terheqes i librit eshte ilustrimi i bollshem qe
e ben tekstin me te gjalle. Shpresoj qe libri juaj te pritet mire vecanerisht
ne Shqiperi ku nevojitet me shume. Mbi te gjitha, klasa politike aty
mund te perfitoje shume nga leximi i vemendshem i ketij libri. Ne te
vertete Ministria e Arsimit dhe Kultures do te behej mire ta perdorte
si tekst historie ne sistemin arsimor te vendit!
Urime per ndermarrjen e nje udhetimi te guximshem dhe eksitues dhe
per frutet e dedikimit tuaj!
Profesor Peter Prifti, Ph.D.
Kaliforni
Profesor Sami Repishti
"Puna qe keni ba meriton lavderime nga te gjithe shqiptaro-amerikanet,
sidomos nga brezi i pjekun" me njohuri te kufizueme te gjuhes e historise
amerikane. Ndermarrja ka qene nje akt guximtar e ju pergezoj per vullnetin
tuej me krye me sukses nje pune te tille."
Profesor Sami Repishti, Ph.D.
Nju Jork
Prec Zogaj
"Nje liber si ky mungon ne bibloteken apo librarite shqiptare,
mendoj se u ben nder botimeve ne shqip. Jepet nje informacion i plote dhe
i lidhur per momentet kulmore te historise se SHBA-se, ka brenda edhe histori
edhe letersi, fraza rrjedh qarte e kuptueshem."
Prec Zogaj, shkrimtar, Tirane
(back to the top)
|
|