I.Libri "Fundjavë në Hillsajd"- libri i tretë i shkrimtares Albana Melyshi-Lifschin, në një vështrim duket si një zhvillim i mëtejshëm i "Kafe Shkodra e Nju Jorkut" Në fakt, Albana këtë radhë hulumton jo vetëm në jetën e emigrantëve të rinj shqiptarë ne Amerikë të dhjetëvjeçarit të fundit, por njëkohësisht edhe në vetë jetën amerikane, madje hyn thellë ne skutat e saj. Nga kjo pikpamje ky është një hap i shpejtë e i madh per të. Dhe të bie në sy që ndërsa zhvillon këtë proces, zemra e saj nuk është e shëputur nga vëndlindja prej nga ajo merr kujtimet e së shkuarës e me mjeshtëri artistike dhe sinqeritetin që e karakterizon i derdh ato në dy nga tregimet me të bukura të vëllimit "Kujtimi i saj" dhe "Mbresa nga e kaluara" Eshtë krejt e dukëshme që situatat jetsore të cilat autorja i ka kaluar vetë jane edhe më të arriturat e më të spikaturat. Këtë mund ta themi edhe për tregimin "Një vjehërr amerikane" që të mbetet në mëndje pasi mbyll i kënaqur kapakun e librit që porsa e ke mbaruar dhe e mban ende në duar. II.Veçori
e dallueshme e stilit te Albana Melyshi Lifschin eshte se
tipat e karakteret ne vepren e e saj jepen me aq vertetesi,
sinqeritet dhe nje mjeshteri artistike te atille sa te duket
sikur i njeh dhe i ke para syve. Dhe kjo te shkakton ndjenja
emocionale te forta. Karakteri i vajzes, Elira, ne tregimin "Kujtimi
i saj" eshte nje karakter i te fuqishem, i ralle e i skalitur
me dashuri prej autores. Nje personalitet te mrekullueshem
gjen lexuesi edhe tek Jona , vajza shqiptare e cila hyn ne
jeten amerikane duke befasuar ambjentin ku leviz me natyren
e saj te çilter e te sinqerte. Autorja e ngre lart
figuren e femres shqiptare ne menyre bindese e te admirueshme.
Elira ne tregimin "Kujtimi i saj" dhe Jona ne "Fundjave ne
Hillsajd" jane karaktere te bukura te femres shqiptare qe
veshtire se gjenden ne nje bote jo shqiptare. Jane karaktere
vajzash te cilat nuk ke se si te mos i dashurosh. Eleni Brisku PhD |