Home      My Books      Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare      Kafe Shkodra e Nju Jorkut      Children of Kosova      Fundjave ne Hillsajd      Zëra Nga Larg      POEZI      Udhëtim në Historinë Amerikane      Journey Into American History (impressions)      Takim me të papriturën      Yesterday I Cut My Hair      Ura mbi oqean      Magjia e një zëri      Ka gjithmonë diku - Përshtypje      Disa tregime nga autorja      Vjehërr amerikane      Intervista      Përkthime      Yjet nuk janë të kuq      Photographs  

 

 

Official Website of author

ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

Zëra nga Larg

Antologji poetike i rinisë në mërgim

 

 

POETS
  Alban Tartari Irena Beqja Marinela Shkurti Martin Kryekurti Uk Lushi  
  Alvin Ekmeçiu Tomas Morro Rudina Kurtaj Fisnik Pirdeni    
     
  Return to Albana's Home Page  

 

  Zera Nga Larg
Vargje të rinisë sonë të mërgimit
Në vargjet e tyre pashë sinqeritetin e dhimbjes së largimit nga atdheu, nostalgjinë për fëmijërinë, këngët e dashurisë së parë, mallin për të afërmit, shoqërinë e shkollës së mesme, kërkimin e të vërtetave të jetës. Pikërisht në sinqeritetin e ndjenjave të tyre mori frymëzimin idea ime për përgatitjen e kësaj përmbledhje poetike të të rinjve shpërndarë përtej detrave dhe oqeaneve, si asnjë herë tjetër deri më sot. I mblodha në këtë libër vargjet e tyre, për t’ua kthyer si dhuratë për kënaqësinë që më dhanë e për ta ndarë këtë kënaqësi edhe me lexuesin.

I uroj të gjithëve realizime ëndërash dhe të ardhme të lumtur

Albana Melyshi Lifschin
Korrik, 2000 Nju Jork
(nga parathënia e librit)

 

Ketu do te gjeni vetem disa prej poezive te te rinjve perfshire ne vellimin
"Zera nga larg", botuar ne 2000 nga shtepia botuese Globus, Tirane.

(back to the top)

 

 

Alban Tartari

Ankara, Turqi

 

 

Mengjes ne Stamboll

Sot ne mengjes
si cdo mengjes
ne Stamboll, u merzita.
gjithe anijet jane nisur,
gjithe dritat jane fikur,
gjithe avionet
ty te kane marre me vete
dhe naten hajdutee kane ikur...

Sot ne mengjes
si cdo mengjes
ne Stamboll, u merzita.
per zemren qe ti ma ke grabitur...
dhe mallkova gjithe anijet, autobuzet
gjithe avionet dhe ata qe i kane shpikur.

Sot ne mengjes
si cdo mengjes
ne Stamboll, u merzita
ty duke te pritur...
se anijet
te kane marre me vete
dhe ne mes te nates hajdutce
kane ikur...

Stamboll, shkurt 2000


Ne mergim

Ti humbet larg ne horizonte,
po ne mendime shume i afert je,
me thuaj pse malli si shkembi rendon,
as mund ta mbaj, as ta hedh diku atje...
Me thuaj ne gjuhen tende kujt t'i flas,
dhe te sherohem nga semundja pa sherim,
kete mur te ndarjes me grusht ta godas,
te çahet ne dysh guri nga forca e grushtit tim...
s`te mohoj sikur vdekja te me marre,
do kthehem dhe ta di se aty do te vuaj,
shqiponja me kthetra do te me hape varre,
ne dheun tend do tretem, s`me tret dhe i huaj...
se harroj dot emrin tend moj shqipe,
dhe po e harrova emri mu harrofte,
le te me thahet gjuha mohimtare,
mbi rrasen e varrit emri mos mu shkrofte...

Ankara, 1996


Vetem nje fjale

Me thuaj nje fjale.
qe ta marr
me vete,
kur nga kjo porte te dal,
kur silueta ime rruges
te tretet.

me thuaj dicka,
nje lutje ndoshta
qe nje dite t'ia bej Zotit,
nje fjale qe gjithkujt t'ia thosha,
nje germe, qe t'i prese
rrugen lotit.

me thuaj pra nje fjale,
qe ta var ne shpirt,
si nuske te mbaj me vete,
kur nga kjo porte kokeulur te kem dale,
kur brenda varrit, i vetem te tretem.

hajt
me thuaj nje fjale,
qe koka mbrapa te mos me mbetet...


Braktisje

Ty të lë.
shkoj.
Nen pluhurin e kohes je tashmë.
ne defterin e vjeter
te jetes sime,
emrin tend te shkruaj harroj...

Dy syte e Vlores

Dua te lahem
ne dy syte e tu te kalter,
te pllaquris duart si
femije nje vjec,
te rrezohem
te gjakosem ne brigjet e ashper,
dhe per mua shkembit, detit
t`i vije keq.

dua te kridhem
ne dy syte e tu te kalter,
te me kerkojne pastaj njerzit
perreth duke therritur,
e une te fshihem si djalli i prape,
aty poshte nen uje:
te iriqet gjembangritur.

dua te mbytem
ne dy dyte e tu te kalter
dhe mbi uje te m'i bejne
homazhet, nderimet.
aty i shtrire mbi zallin e paster,
te degjoj si labet
me qajne me vajtime...

dua te lahem
ne dy syte e tu te kalter
te qesh me ga-ga-ga si
femije nje vjeç,
e te me kerkojne tek brigjet e ashper
kur te me gjejne te thone:
`po ku humbe mor dreq?!?`

e s'do me rrahin,
se per mua do t`ju vije keq...

*dy syte e Vlores jane Adriatiku dhe Joni.


Kam harruar

Kam harruar te qesh.
kam harruar te flas me shoket,
te them dy fjale, dy thashetheme,
ti ndajme se bashku shakate, lotet.

kam harruar te pyes.
ne c`kohe, ne c`vit, ne c`vend jetojme,
kam harruar se nje dite do vdes,
dhe se athere te gjithe ne ate bote do shkojme.

kam harruar te zihem.
ti caj turinjte nje horri mes rrugeve,
kam harruar ne pasqyre te shihem,
te shoh fytyren time,si ate te murgjve.

kam harruar te dua dike.
se jam kthyer ne makine moderne te kohes,
kam harruar gjerat ne vendin e tyre ti ve,
kam harruar gjithe miqte mosmirnjohes.

kam harruar te qesh.
ti qesh dikujt qe ne jete me shtrin doren,
kam harruar shoket ti kujtoj me shpesh,
shoket qe me vete gezimin ma moren.

kam harruar.
dhe perveç Zotit kurrkujt s`ia shtrij doren...


Nje filxhan kafe

Vij nga udhe e larget
me pluhurin e gjithe rrugeve
mbi floke
me krahet e lodhura
si krahet e zogjve shtegetare
pse po rri kaq e trishte?
a s'po me merr si dikur me mall per qafe?
ti buzeqesh me perqafon dhe thua:
eja brenda te te bej nje filxhan kafe!

 

 

(back to the top)

 

Irena Beqja

Stamboll, Turqi

 

 

Mall

Me mbyti ky mall...me mbyti
me vrau mungesa jote...ketu
me djegin lotet,me percellojne
me fundosi kjo dhimbje...shpirti im

Sa ngrohte aty ne gjirin tend...
mu thane perkedheljet, pa i ujitur
me dhemb kjo zemer...dhemb shume
aq shume lote kam gelltitur.

Si gjithmone une klith drejt teje
ti me degjon dhe vjen...i paqene
Une te mbyll ketu...e rraskapitur
ti me heq lodhjen...e prape shkon...


Dy dekadat e mia...

Kaq shume...sa pak
Dy dekadat e mia

Sa gjeta...sa dhashe
Peshojne dekadat e mia

Ku isha...e ku jam
te gjata dekadat e mia

Sa qesha...sa psheretiva
mbushur dekadat e mia

Dje linda...sot 20
shperthejne dekadat e mia

Pak mireseardhje...shume lamtumira
mbajne dekadat e mia

Dje gaz...sot frike
dridhen dekadat e mia

Fitova gjethe...humba peme
zogj dekadave te mia

Pak jetova...shume mesova
ne librin e dekadave te mia

Pak gjume...shume jete
Kaq shume...sa pak
Dy dekadat e mia

Sa gjeta...sa dhashe
Peshojne dekadat e mia

Ku isha...e ku jam
te gjata dekadat e mia

Sa qesha...sa psheretiva
mbushur dekadat e mia

Dje linda...sot 20
shperthejne dekadat e mia

Pak mireseardhje...shume lamtumira
mbajne dekadat e mia

Dje gaz...sot frike
dridhen dekadat e mia

Fitova gjethe...humba peme
zogj dekadave te mia

Pak jetova...shume mesova
ne librin e dekadave te mia

Pak gjume...shume jete
ju dua o dekadat e mia!

 

Fund dhe Fillim

Shume zhurme kur te kete
e kur e vaket te tingelloje melodia ime
Atehere...vetem atehere
Une do t'ia zgjas duart perendimit...

Kur bota te shembet
e une te jem nga mekatet e lare
Atehere...vetem atehere
Une do t'ia bej me dore agimit...


Engjelli

Si engjell me krahe te palodhur
Ti fluturon prane meje i permalluar...
Te ndjej ne çdo qelize
...e me mungon pareshtur
Çuditemi dhe dridhemi...ashtu fort te shtrenguar.

Une notova ne dhimbjen tende e kripa me dogji syte
Yllin qe vezulloi fort e freskova me mall
Zbarkova anijen time ne molin tend
Dhe prita zgjimin...e dija qe do ikje prape.

         *****

Kafene e hidhur te neteve
e pi me pahir
Syte dua t'i mbaj hapur...
Qepallat perendojne dhimbshem,
e une kam frike mos te rremben nata
o engjelli im i mire...
Ngadale,ne buzeqeshje ti puth syte,
e pres agimin qe te fle...


Jeta

Ashensor primitiv eshte jeta jote e mjere,
Ecen shurdhueshem e te le vetem diku ne mes...
Uliriti portes se shkalafitur, çaji bulçite
Siç kane bere dhe ata qe para teje u mashtruan, o mik.
Jepi nje shtyse finale dhe dil jashte,
Me tundjen tende anemike dhe rrobat tere djerse...
Ec dhe pak e jepi uje shpirtit ne ndonje stacion urbani,
Pastaj ndalo...dhe kaperce hijen tende!


Uri

Se
ka uri
aty ku shpirtrat renkojne
Ka uri
dhe per naten me hene
qe ndergjegjesohet nga luftimi i bute-yni
ne marramendje
e pastaj vesh fustanin e saj me seksi
per te joshur diellin te nesermen.
Ah,kjo uria per ty...

Flet ngadale dhe kacavirresh
Ne fjalet qe lehte i puth
Une degjoj...dhe lekundem
Te gjej syte e diku humb.

Mbeshtetem tek ty ne perralle
Diçka te fus ne xhep ngadale
Veten time,dy lot e ca fjale
Qe t'i kesh ne vetmi,ne mall.

I gjuaj kot fatit, me pahir
Qe dhe pak te loz ne prehrin tend
Ti me shtrengon bute ne erresire
sa ngushte...kur ka kaq vend...


(back to the top)

 

Marinela Shkurti

Boston, MA, USA

 

 

Mall

Me ka marre malli
Per gjyshen time shami-zeze
Te ulur kembkryq ne veranden tone
Duke pire kafen e mbasdites

Me ka marre malli
Per limonin e vyshkur ne bahce
Qe kokrra me nuk beri
Pasi une dhe im vella I ngulem nje gozhde ne trung
Kur ishim femije.

Me ka marre malli
Per kalldremet e lagjies time
Per ato rrugica te ngushta qe ma njohin mire hapin
Dhe gurret e lemuar, qe jane gjakosur ndonjehere
Kur kam shkare

Me ka marre malli
Per priftin tone babaxhan, dhe meshen e te djeles
Per floket e djegur nga qirinjte
Dhe llomotitjet e greqishtes ne kishe.

Me ka marre malli te ngre koken lart
Dhe te shoh yjet naten
Te pa verbuar nga dritat e ketij qyteti te madh.

Me ka marre...

Dhe nje dite u nisa qe te cmallem
Por gjyshja ime nuk dilte me ne verande
Dhe limonin xhaja e kishte prere
Kisha ishte mbushur me pagane.

Dhe u ktheva perseri e permalluar
Ne autostradat e gjera, qytetin plot drita
Tani me merr malli per kujtimet e vjetra
I humba dhe ato, kur u ktheva perseri ne qytetin e lindjes.


Pse?

Pse te desha atehere
Kur bota s’ish gje tjeter
Vecse nje kopesht djajsh?

Pse atehere kur mesova te jetoj me ciniket
Erdhe ti enderrimtari, dhe me terhoqe zvarre
Ne nje fantazi, nga e cila nuk shkundem dot?

Pse me deshe atehere
Kur padjallezia me shpalosej krenare ne fytyre
Kur si nje femije-femer te shikoja me adhurim
Dhe ti kishe frike te me prekje?

Pse me deshe atehere
Kur dimri ishte i nxehte dhe vera ishte e ftohte
Pse ne ato mote kur vete s’dija se kush isha
Dhe nuk dija si te te doja

Pse i dashur u deshem ne ato kohra !!!

Si nuk u lodhe?

Si nuk u lodhe duke mbajtur mbi shpine
Epitafin e nje dashurie te shkuar
Duke shtypur me rrebesh mbi tastiere
Vargje per ate qe shkoi

Sa here te shoh duke tymosur i menduar
ne rrudhat e ballit derdhen floket e saj
ne cep te buzeve, nje puthje qe koha kurre se shoi
Ne hirin e cigares , nje veshtrim, syte qe atehere sy kthyen pas
Dhe tani pendohe...

Si nuk u lodhe duke pare ne syte e mi nje tjeter
Ate qe mbeti vecse nje kujtim
Qe reshket ngadale mes duarve tona te lidhura
e kacavirret e hidhur ne buze pas nje puthje

Sa here fsheh fytyren ne floket e mi
Te mbushen mushkrite me aromen e saj
Dhe syte te shuhen, vrapojne kushedi ne ç'kohra
Me puth me epsh, me shtrengon ne gji
Ajo s'jam une, Ajo s'jam une

Po pres per nje dite
Kur ne endrra te t'fanitet buzeqeshja ime
Ne rruge, ne fytyrat e te panjohurve te shohesh keta sy
Kam durim dhe pres te me ngresh ne pidestal edhe mua
Nuk dua te te shoh ty ne syte e nje tjetri, te ngelesh vetem nje
kujtim.


Uikend

Nen ajrin e renduar nga klithmat tona
Fle ti
Gjysem i vdekur , gjysem enderrimtar
Sonte gjumi nuk me ze puthitur pas teje
Mua qe cmendem per nje perqafim, per krahet e tu.

Enderroj me sy hapur i dashur
Kjo qenka nate ku realiteti eshte me i embel se nje enderr.
Nje cast dua te te shkund prej shpatullash
Si per ti provuar vetes qe nuk je nje vegim
E nje cast tjeter dua te te coptoj te gjithin
E te te ngjis pjese-pjese nen lekuren time.

Nje dite nje i panjohur
Na pa te perqafuar ne tren dhe tha:
E di se me te vertete do nje grua
Kur sheh femijet e tu te palindur ne syte e saj.
Sonte tek kujtohem dicka brenda meje thyhet
Ndoshta e ndien edhe ti
Jemi shume te rinj dreqi e morri
Por edhe nen qepallat e mbyllura
Ne rreze te qerpikeve te tu une shoh femijet e mi.

Ti fle i qete i dashur
Gjysem i vdekur, gjysem enderrimtar
Zgjat doren ne carcafet e ftohte
Dhe hap syte i trembur
Kur ngrohtesine e trupit tim s’e ndien prane.

Neser do te zgjohemi te hidhur
Te ndare ne dy skajet e qytetit
Jeta do te rrjedhe monotone si me pare
Telefonata te shumta, dhe ca puthje ne park

Po sonte je i imi
Gjysem i vdekur, gjysem enderrimtar.


(back to the top)

 

Martin Kryekurti

Nju Jork

 

 

Kjo poezi eshte per Adin

Kjo poezi eshte per Adin
Shokun me te madh te vegjelise sime
Kur une isha tete, ai qe gjashtembedhjete
Djali me i rritur i mehalles
I mehalle rangalles

Adi banonte ne podrumin e baneses
Une ne kat te dyte
Nga ai mesova ca nga sekretet qe ka jeta
Prinderit na ruajne nga ca te verteta

Enderonte Adi te kishte nje pale xhinse
Por xhinset ishin per te jashtemit
Ishin edhe per ata qe kishin
Adi ngrihej qe ne dy te mengjezit
te zinte nje radhe per qumeshtin,
Dhe nje tjeter per mishin

Per çudine e madhe
nje dite Adi u be me xhinse
Adi qe s'kish nje pale sandale
King dukej fare, doli shetitje
Ne mbremje qendroi deri vone
Jashte me shoket
Te nesermen e kerkoja te rrinte ca me mua,
por ai u zhduk, kushedi ku u harrua

I shkova ne shtepi.
Me thane eshte ne burg!
Perse?!!
Per ato xhinset qe kishte veshur dje
I kishte vjedhur ne Kombinat,
Varur ishin ne nje oborr pallati
Vdiste per nje pale xhinse
Dhe ja kaq e pati !

Pas mesimeve, ne mend me vinte Adi,
me kishte marre me vete shpesh,
kur shkonte andej larg nga lumi,
te zinte peshq per shtepine,
mbi bar mua te voglin, me zinte gjumi.

Shoku im i madh, me i madhi i mehalles
ne burg per nje pale xhinse, kishte shkuar
I vetem atje ne erresire
ne te ngrysur edhe ne te gdhire
( a duhet te kishte ndonje dritare?)
nga shoket e bota i harruar fare

Fshehur mamit nje leter shkrova
per shokun tim ne burg,
ne poste ku s'kisha shkuar kurre,
me doren time e çova
Dhe prisja pergjigjen
ulur tek shkallet, varur ne dritare
pergjigja erdhi:
I dashur shoku im i vogel
Ti qe me ke dale me i madhi
Qava me lot per letren
Oh, sa me kish mare malli..
Tani do te them te verteten:
askush s'me ka çuar ketu leter,
veç teje-Ti shoku im i vetem!

Adi nga burgu doli, ne Greqi u mergua
Punoi sa shpirti i doli,
pruri nje dore para dhe...u martua.
Tani bos eshte bere Adi,
eshte bere edhe me djale,
100 pale xhinse ne dite vogelushi menderos,
A do ta mesoje valle historine e te atit
qe per vetem nje pale rinia i u nxiros?!

Shoket

Tre here ika nga Amerika,
ne atdhe u ktheva
se s’rrija dot pa pare shoket
Njeher' e mire erdhen ata ketu
e nuk kemi kohe te shihemi.


(back to the top)

Uk Lushi

Nju Jork

 

 

Fundi i Dashurise

Ka ngjashmeri me perfundimin e jetes

S' duam ta japim
Duam ta zgjasim

Tash
Kur ja dime rendesine

Mirepo asht vone
Teper vone
Per te bere diçka
Mu si me trupin e rrezbitur
nga semundja para vdekjes

Perkufizimi i Poetit

une i ngjaj atij postierit
me çanten e zhubravitur pa asnje leter brenda

une nuk jam poeti

une jam zogu qe mendon te fluturoje pa krahe
une jam ai qe ne te vertete nuk jam

une nuk jam poeti

une jam lumi qe derdhet pa pra drejt jugut
une jam ai qe kurre nuk desha te jem

une nuk jam poeti

une jam deshmitari qe nuk pau asgje ne terrin e nates
une jam implementimi i zgjidhjes me te mundshme

une nuk jam poeti

une i ngjaj atij postierit
qe diten e dyte pasi ta kete marr nje leter
doemos, doemos, doemos duhet te vdese


(back to the top)

Alvin Ekmeçiu

USA

 

 

Muzika që më dhe hua

Muzikë e mrekullueshme
muzikë e jetes
më prek tërë ndjenjat
ndërsa e degjoj
Por nuk mundem t'i bëj një shëmbëlltyrë
sepse nuk mundem ta kem
Është kaq e trishtueshme!
pastaj më bën të më mungosh ti.
Kështu muzika e jetes
behet akoma me e trishtuar


Ëngjëlli ndihmës

Ëngjelli ndihmës i imi
Duhet të jetë shurdh ose qorr
Ose të dyja bashkë
Madje edhe gjumash
Por ka edhe mundesi
Që të jete një i huaj
Dhe s'e kupton Zotin


Sot, dita e fundit

Sot eshte dita e fundit
të bësh me mua ëtë duash
të më gënjesh
të më përflasësh
të tallesh e të luash
Sepse nesër do gjej guximin
te marr trenin pa kthim
që do të më shpjere larg teje
atje tek vendi im.

Më fal

Më fal
Që jam
Ky që jam
E që mendoj
siç mendoj
e që them
çfarë ndjej
për të thënë
ndonëse nuk tingëllon e drejtë
për ty.


Kur ti ike

Kur ti ike
u mundova te mos bëja
çfarë zakonisht më pëlqen te bëj

Kur ti ike
u mundova të mos mendoja
çfarë nuk e kam zakon të mendoj

Kur ti ike
u mendova të harroja
si nuk e kam zakon të harroj…

Kur ti ike
Unë u mundova të shtiresha sikur
nuk ndjeja boshllekun brenda meje
si çuditërisht me ndodh ralle herë.

Kur ti ike
Unë u mundova te vras kohën
e cila më qendron pezull përpara sysh
kaq jashtezakonisht
si kurrë asnjehere

Por e gjitha që mund të beja
Kur ti ike
ishte të qendroja në heshtje në pafundësi
në pritje të një rasti tjetër
për të bëre gjithshka ashtu si duhej


(back to the top)

 

Tomas Morro

Itali

 

 

Pa ty apo me ty?

pa ty:
i vetem!
ne qetesi
i vetem!
ne zhurma
i vetem!
gjithandej e me "gjithshka"
i vetem!
gjithandej e me kedo
i vetem!
edhe ne PARAJSE
i vetem!
me ty:
ah sikur...
Po kur?. ?!!


Perqafimi

Te perqafova sot
ne nje kafe te Prishtines
te perqafova fort
e dy pika lot nuk paten forcen te ridhnin poshte neper
faqe

mora rrugen drejt Prizrenit
e mu kujtua:
"i dashur, me duket sikur s'po ndahemi"
e qesha...
e dy pika lot nuk paten forcen te ridhnin poshte neper faqe

po zbrisja drejt Tiranes duke kaluar
Kukesin, Mirditen, Laçin ...
e mu kujtua perqafimi i mengjesit
duart mbeshtjelle shpatullave
shtrenguan fort,sikur...
sikur deshen ta riperserisnin me fort
e dy pika lot nuk paten forcen te ridhnin poshte neper
faqe

Jam ne Tirane,
pa ty,
pa perqafimin tend
e faqet me djegin
nga dy lot te nxehte qe i pershkruan ato
e humben
s'di se ku.

Mes dy boteve

Mes dy boteve jetoj une
mes dy boteve,
jeton ti
ti e humbur.
Por me fat!
Une,
me fatin tim te zi!

Mes dy boteve jetoj une,
mes dy boteve,
jeton ti
imja tendes nuk i ngjan!
tendja times,
ti e di!?

Mes dy boteve jetoj une
ne mes tyre
s'di si rri
te mbaj majtas?!
te mbaj djathas?!
phh, veshtire ta gjeje njeri!!

Eh, e dashur!
Edhe ti!
Mes dy boteve rri dhe ti!
Qesh,
e luan.
Ti e di!
Botet ndajne Nje dashuri!!


Me mungove

qe kur u ndame bashke
une prisja,
nuk e di çfare prisja
po.. prisja,
me syte e mbushur plot e perplot me shprese.

vija rotull,
e beja sikur shtyja kohen
e koha ikte me sekonda
e une i numeroja pa u lodhur

deri ne dhjete do ta shoh,
e mire...
deri ne njezet,
e keshtu me radhe
deri ne infinitin e sekondave.

O ZOT,
sot te pashe shpirt
sot,
te lexova
zemra me doli vendit kur lexova
"dashurise time"
e me vete thashe
me mungove shpirt
oh, sa me mungove!


(back to the top)

 

Rudina Kurtaj

Suedi

 

 

Nje femer ne mes te dy qyteteve

Tirane quhet vendlindja ime
aty ku ku kam hedhur hapat e para,
aty ku kam filluar belbezimet e para
Aty ku ndodhen kujtimet e mia
aty ku njoha vuajtjen pare
aty ku njoha dashurine e pare,
ne ate qytet ndodhen njerezit
dhe e kaluara ime qe s'mundem t'i harroj

Ky eshte kryeqyteti i nje vendi
qe quhet Shqiperi

tani jam shume larg, nga ty Tirane,
Malmo, quhet vendbanimi im
Cdo dite flas nje gjuhe,
qe nuk eshte gjuha ime
i pershtatem nje kulture
qe nuk eshte kultura ime
me ka marre malli
kur nga gjumi te cohem
te degjoj fjalen " Miremengjes"
dhe "naten e mire"
kur shtrihem per te fjetur.
Ne vend te tyre perdor fjalet
"Godmorgon" dhe "Godnatt
Oh, sa ndarje e madhe!
Ketu nuk kam kujtime
e kam harruar buzeqeshjen
as nuk po e njoh dashurine
Ndoshta une nuk dua te buzeqesh
dhe te njoh dashurine
Ky, pra eshte qyteti i nje vendi qe quhet Suedi.

O Tirana ime, o bashkeqytetaret e mi
o te njohurit, miqte e mi
Vuaj nga malli per ju,
por prape nuk dua te kthehem,
as nuk dua tu takoj.
Ju dua dhe ne te njejten kohe ju urrej.
Me ka marre malli per ato rruget e tua
ashtu sic jane, me gropa dhe me pluhur!!!
Dua te ulem neper kafenete e tua ,Tirane,
me shoket e mi, dua te flas gjuhen time
me dialektin tiranas
qe mua me duket me i bukuri
dhe me i embeli ne bote
Me ka marre malli edhe per thashethemet tuaja,
o njerez te liq, qe nuk jetoni dot pa to

Ç'ke bere me mua Tirane e mallkuar?
Ç'keni bere me mua o njerez qe jeni atje
Une nuk jam ne gjendje te kuptoj me
ndjenjat e mia...
Trupi im eshte ketu, por zemra ime eshte atje.
une jam midis jush eci me ju
jam po ajo vajza e lire, e çilter
qe shume nga ju nuk e pelqenit
liresine e ciltersine time
Apo ishit xheloz se juve u mungonte
liresia dhe çiltersia?

Pse gjithmone keni nderhyre ne jeten time,
ne veshjen time, ne te qeshuren time?
Edhe ketu ku jam jam e rrethuar mes njerezve
por askush nuk nderhyn ne jeten time
ne veshjen e te qeshuren time
Eci rruges e qete, larg provokimeve
shikimeve e fjaleve.

Prandaj shpirti im uleret dhe te pyet Tirane:
Ku ma ke çuar parajsen e femijerise?
Ku mi ke cuar enderat e rinise? Ku jane, ku ndodhen?
Tani te ulem ne gjunje e te pergjerohem
Mos e perserit te njejtin krim
qe ke bere me shume breza te tjere
dhe me brezin tim
Lere rinine te jetoje jeten e saj
te qeshin e t'i gezohen moshes se tyre
Dhe po te duan le te jetojne
edhe rinine qe ma vodhe mua!

Une jam nje femer e rrethuar nga mjegulla
midis dy qyteteve Tirane dhe Malmo
Jam ketu , por nuk mundem te te harroj ty Tirane.

N.q.se mendon per mua

neqoftese per mua mendon ndonjehere
dije se jam kthyer ne gure
jam bere furtune, jam bere egersire
gjarper , dallge e tmerrshme

Nuk ndjej me dhimbje
sepse s'kam me zemer
Nuk qaj me,se s'kam me lot
Nuk qesh me se jam e ngrire
nuk dal me te shetis
se i tmerroj njerzit
me pamjen time
Jam kthyer ne nje monster.


NDARJA

Tani eshte bere nje kohe e gjate
qe ne te dy jemi ndare,
te kam pritur, te pres akoma
me mallin vdekjeprures
qe me shoqeron kudo,
kujtimet qe me brejne cdo dite,
e di, eshte e kote ti nuk kthehesh me.

Ndoshta do ta lexosh kete poezi
do e kuptosh keto vargje jane per ty
e di, do ndjesh lotet e mia
ne keto vargje
do ndjesh fjalet e kesaj zemre
qe ti e ke lenduar per vdekje

Tani shkruaj ne kete cope leter
dhe imagjinoj syte e ty
edhe pse ne syte e tu
mund te gjesh vetem tradheti

Jemi shume larg,
ti atje e une ketu
por do te vi nje dite
qe do te takohemi.
A do te kesh guxim
ti perballosh syte e mi?
keta sy qe kane derdhur
aq shume lot per ty?
Do me thuash perseri genjeshtra?
Ato s'vlejne me.

Kur u ndava nga ty
mendova se ishte fundi i botes
nuk doja te jetoja me
urreja cdo gje per reth
nuk kisha me gjak ne vena
gjaku ishte kthyer ne vrer
Akoma qaj, enderoj te takoj
dua t'i puth buzet e tua,
te peshperis ne vesh fjalet
qe ti kam thene gjithmone,

TE DUA i dashuri im, te dua!
Por tani cdo gje ka marre fund
ne jemi te ndare pergjithmone,
dhe ti nuk mund te perfitosh me
nga dashuria ime per ty.


(back to the top)

 

Fisnik Pirdeni

Florida, USA

 

 

Rrugeve te Tiranes

Te rinjte filiza kane hedhur shtat
rrenjet u jane forcuar
dielli i mplakur ne kubene e larte
te lodhurin veshtrim hedh rrugeve te verdha te Tiranes

Gjarpri i palodhur pa fund e pa ane
leviz, perdridhet, ndalon, shtyp.
me dritat ndezur ne mes te nates
shetit rrugeve te Tiranes

E macet, qente, uji ne rruge
luajne me rruget e Tiranes
çdo gje eshte ne qetesi
gjalleri, lulzim, rilindje, pak ne fshehtesi

Dhe rrugeve te Tiranes endem une
rrugicave te errta, neteve pa gjume
nje lemsh Ariane, shtjellues mendimesh
do te me duhet te dal kesaj bote trillimesh

Trillime gjithfaresh, bote thashethemesh;
Te ben te jesh jo burre, por re me pantallona

E une i tille s'dua te jem.
Jo! Kurrsesi.
Dua te jem i paster si nje femi

Ta hedh poshte gunen e frikes
E te bertas me ton lemerites

Ta zhvesh kete bote nga gjerat e fshehta
Ndoshta e le dhe pa gje fare!

A thua te jem rritur?

A thua ka dashuri ne krenari
Apo racionalizem
A thua te jete dashuria kaq e rendesishme
Sa te hedhim poshte poshte
Egocentrizmin tone
e t'ja leme te tjereve
vehten?
A a vlen?
Lodhur nder tentakula mendimesh
Nen strese mengjezesh ku nje
Vetem nje ndjenje
Vret çdo tjeter
Humbi bukurine e çiltersine shpirti im
A thua te jem rritur?


Melodi

E çare
nje kitare
renkonte
ne liqenin e thare
Kthehuni shqipetare
ne qytetin e palare
rrugepashtruar
kthejuni zemres
qe dikur e late
te ngrate
te vetmuar
shpuar
ne vendin e harruar
ne vetmi
ku i vetmi shok
qe nje lot
i braktisur
rrokullisur
nga thellesi e shpirtit te trazuar
moskokecares ndaj ndjenjes
pa petka

Kush flet...
KUSH FLET


(back to the top)

 

Albana's Home Page My Books Perëndimi Mistik - Publicistikë Letrare Kafe Shkodra e Nju Jorkut
Children of Kosova Fundjave ne Hillsajd Zëra Nga Larg POEZI
Udhëtim në Historinë Amerikane Journey Into American History
(impressions)
Takim me të papriturën Yesterday I Cut My Hair
Ura mbi oqean Magjia e një zëri Ka gjithmonë diku - Përshtypje Disa tregime nga autorja
Vjehërr amerikane Intervista Përkthime Yjet nuk janë të kuq
Photographs